• |
ide | kryesore

“Të firmosë dhënien e 137 Ha prona në bregdet”, gazetari që parashikoi Bajram Begajn për President

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bajram Begajn duket se e ka parashikuar si president të ardhshëm gazetari Klodian Tomorri përmes një reagimi dy ditë më parë. Nuk e ka përmendur me emër, por ka thënë se ai do duhet të jetë një president që të firmosë dhënien e pronave të ushtrisë në bregdet për klientët e qeverisë.

“Kur Partia Socialiste thote qe Presidenti te jete i ndryshem nga Meta, e ka fjalen qe te firmose ato te nemura letra per te nxjerre nga Plani i Perhapjes se Marines 137 hektare ne bregdet. Kane 5 vjet qe po lodhen dhe nuk po i marrin dot. Jane 60 per qind e te gjithe pronave qe kane bazat e forces detare. Do ishin bere me dhjetra fshatra turistike, hotele dhe resorte tani. Per nje cope firme. Ja pra, Presidenti i ri nuk duhet te jete kunder zhvillimit se na nxin imazhin e Shqiperise neper bote. Sa te emerojme nje President qe e do zhvillimin, pastaj do luftojme me hunj per te mbrojtur Atdheun. Se Komanden e Forces Detare do e zhvendosim ne Skrapar. Por keto jane thjesht demet e vogla kolaterale te progresit”, shkruante Klodian Tomorri. 

Dhe duket se Presidenti i ri i Republikës është pikërisht një person që i njeh mirë lëvizjet me pronat e ushtrisë në zonat bregdetare. Bajram Begaj është kallëzuar nga kolegu i tij ushtarak Artur Mecollari në prill 2021 në SPAK për “shpërdorim detyre” lidhur me nxjerrjen nga inventari i ushtrisë të disa pronave në zona të lakmuara bregdetare dhe dhënia e tyre për kompani pranë qeverisë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Gjesti i shëmtuar në kufitjë e neverisë në një ceremoni mortore, është identiteti real i Sali Berishës.

    Nuk ka lënë njeri që ka vdekur në këtë vend dhe e ka pas kundërshtar, pa e përbaltur.

    Dikujt duke i përmendur dashnore, të tjerëve baballarë, nëna e motra.

    Bujar Nishanin që e kishte mik, e përdori edhe të vdekur për të sulmuar armikun e tij.

    Ky është respekti real që Sali Berisha ka për Bujar Nishanin.

  2. Vetem 137 hektare po vjedhin? Dmth vec 1,370,000 m2 troje ne bregdet? Edi rama investitori strategjik apo Klodian Zoto qe po i cojne miljonat e eurove mu ne ate drejtimin e paditur qe ka shkuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *