• |
ide | kryesore

Begaj zgjidhet president i ri i Shqipërisë, Bashkimi Europian e uron për detyrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Borrell, BE



Pas zgjedhjes së presidentit të ri në vendin tonë ka ardhur edhe reagimi i shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell. Me anë të një postimi në “Twitter”, Borrell ka uruar për detyrën e re si president Bajram Begajn.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”,-shkruan Borrell.

Urime për presidentin e sapo zgjedhur ka përcjellë edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.

“Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *