• |
ide | kryesore

Video/ Italia mbetet ‘mace e zezë’, Gjermaninë e shpëton Kimmich: befasi në Nations League

-Instant, F1, Sport, Video



Cikli i ri i Italisë nis me barazimin 1-1 në raundin e parë të edicionit 2022/2023 të Ligës së Kombeve. Pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror dhe performancës së dobët ndaj Argjentinës në “Superfinale”, mes skuadrës së Mancinit dhe Gjermanisë përfundoi 1-1. Në Grupin 3 të Ligës A, kryeson Hungaria befasuese ndaj Anglisë me një penallti të Szoboszlai. Rezultate befasuese në ndeshjet e tjera, me suksesin e Luksemburgut në transfertë dhe fitoret në shtëpi të Malit të Zi dhe Armenisë.

LIGA A
Një Itali e bukur e detyron Gjermaninë në barazim (1-1) në ndeshjen e luajtur në Bolonja. Një sinjal i mirë për Mancinin, që rigjen kombëtaren e tij pas disfatës së rëndë ndaj Argjentinës. Pas një pjese të parë të ekuilibruar (një shtyllë e jashtme e Scamaccas dhe një gol i humbur nga Gnabry në rastet kryesore), pjesa e dytë ishte spektakolare në fraksione të ndryshme. Mancini promovoi fillestarin Gnonto, i cili në minutën e 70-të i shërbeu Pellegrinit me një krosim të përsosur nga e djathta për golin e avantazhit. Në atë rast Neuer, Kehrer dhe Sule nuk ishin ekzaktësisht pa faj, por gjermanët, të shfaqur prej kohësh apatikë, reaguan pas 3 minutash me Kimmich, që përfitoi nga një pasiguri e Acerbit. Hungaria, me fitoren befasuese 1-0 ndaj Anglisë merr vendin e parë të Grupit 3, ndërsa barazimi mes Italisë e Gjermanisë, i lë Southgate vendin e fundit me 0 pikë.

LIGA B
Goli i Prevljak në minutën e 93-të në asistin e Dzekos shpëtoi Bosnjën, që barazoi 1-1 në Finlandë, duke shmangur humbjen në debutim. Sulmuesi i Interit ishte vendimtar në krijimin e golit, pasi skandinavët kishin kaluar në avantazh në fund të pjesës së parë me penalltinë e Pukkit. Në krye të Grupit 3 është Mali i Zi, që mposhti Rumaninë 2-0 me golat e Mugosës në një asist të Haksabanoviç në minutën e 66-të dhe Vukçeviç në minutën e 87-të. Në grupin 1 Armenia buzëqesh, duke mposhtur Irlandën 1-0 falë golit të Spertsyan në minutën e 74-të dhe ngjitet në krye të grupit, ku bëjnë pjesë edhe Skocia e Ukraina.

LIGA C
Goditje në transfertë e Luksemburgut, që u imponua 2-0 në Lituani: në Vilnius vendosi dygolëshi i Sinanit, i cili shënoi në minutat 44 dhe 78. Në krye të grupit, megjithatë, spikat Turqia, e cila asgjësoi Ishujt Faroe me një rezultat të thellë 4-0. Turqit zhbllokuan rezultatin në minutën e 37-të me golin e Cengiz Under, dhe më pas bënë diferencën në pjesën e dytë me Dervisoglu (47′), Dursun (82′) dhe mbrojtësin e Atalantës, Demiral (85′).

League A: Group 3 UEFA Nations League
Hungary 1-0 England
Italy 1-1 Germany
UEFA Nations League League B: Group 1
Armenia 1-0 Republic of Ireland
UEFA Nations League League B: Group 3
Finland 1-1 Bosnia and Herzegovina
Montenegro 2-0 Romania
UEFA Nations League League C: Group 1
Lithuania 0-2 Luxembourg
Turkiye 4-0 Faroe Islands



1 Comment

  1. Sipas mendimit tim, Gjykata e Apelit nuk do e njoh Partine e Foltores. Partia e re e Berishes, vetem se do mbaj gjate ne pushtet Ramen dhe atehere ky vend do shkoj ne gremine duke mos patur opozite. Me thoni : Mire e vume Edin ne krye, por si do ta heqim, ai ka gjithcka ne dore, me shume dhe se Erdogani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *