• |
ide | kryesore

35-vjeçari hidhet nga shtylla elektrike në Maliq, përfundon në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35 vjeçar është hedhur nga një shtyllë elektrike në fshatin Pendavinj në Maliq. Ai është dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektrike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *