• |
ide | kryesore

Humb jetën një polic në komisariatin e Kamzës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punonjës policie në Komisariatin e Kamzës ka humbur jetën mesditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës. Naim D., 59 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Ai ka qenë duke lënë shërbimin, pasi kishte qenë patrullë turn i parë.

Në oborrin e komisariatit të Policisë së Kamzës i ka rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *