• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë shira të përkohshëm në të gjithë vendin; përjashtuar ekstremin Jugor ku nuk priten reshje. Sipas MeteoAlb në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të këtë rrebeshe dhe mundësi për breshër. Për sa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijojn me kthjellime dhe vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë. Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore, Lindore  si edhe pjesërish Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Europën Qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në gadishullin Iberik si edhe brigjet detit të zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *