• |
ide | kryesore

Albin Kurti: S’ka Ballkan të Hapur pa qenë 6 vendet e rajonit dhe pa trajtim të barabartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër Ballkanit të Hapur. Ai ka thënë se s’ka Ballkan të Hapur pa qenë gjashtë vendet e rajonit dhe pa trajtim të barabartë. Madje sipas tij, ky ka qenë edhe mesazhi i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kreu qeveritar tha se pret nesër nga kancelari gjerman Olaf Scholz mesazhe tw qarta për fuqizim të Procesit të Berlinit.

I pyetur nga KosovaPress, rreth ofertës së Serbisë për ofrim të linjitit në këmbim të energjisë elektrike, Kurti, u përgjigj negativisht, duke thënë se Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës. Ai foli edhe për veteranët e UÇK-së, për të cilët tha se ka ndjeshmëri të madhe.

Këto komente Kurti i bëri të enjten, pas dorëzimit disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *