• |
ide | kryesore

Rama: Si askund në Europë çmimi i energjisë vijon të mos rritet në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama vijoi të këmbëngulë se në Shqipëri nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Sipas kryeqeveritarit, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku nuk janë rritur çmimet.  Rama tha se Shqipëria është vendi me inflacioni më të ulët në rajon dhe se qeveria e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme krizën energjetike.

“Jam shumë dakord me ju zonja Tabaku, është shumë e rëndësishme dhe e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, nuk po hyj se nuk hyj dot tek debati juaj me ministren e financave për stagflacionin. Duke qenë se ju flisni me shifra, do isha shumë mirënjohës nëse do të më orientoni ku i keni gjetur shifrat e INSTAT se unë i kam përpara. Sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2%, në Serbi 6.6, në Maqedoninë e Veriut 10%, në Kosovë 11.2%, në Mal të Zi 11.2%. A ka ndonjë asye që Shqipëria të jetë thuajse sa gjysma e vendeve të rajonit? Mbase ka më shumë arsye se ato që duke u përpjekur të mësoj, mund të them këtu por së paku janë 2 arsye të rëndësishme, e para fakti që vetëm në Shqipëri si askund tjetër në rajon dhe Europë, çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte para se të shfaqeshin simptomat e krizës. Kudo tjetër energjia po bën reprezalje mbi ekonomi dhe sot nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. E dyta, rritja e prodhimit vendas se nuk e kemi importuar të gjithë masën e normës së inflacionit nga vendet e tjera edhe për shkak të zëvendësimit. Dje solla shifër konkrete në samit dhe po e përsëris, vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kemi rritje shumë domethënëse, thuajse dyfish në aspektin e fondeve”,-tha Rama.

Më këto deklarata, Rama iu përgjigj deputetes demokrate Jorida Tabaku e cila akuzoi qeverinë për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve në vend.

“Fjalimet e kolegëve janë totalisht jashtë realitetit, janë kaq larg me gjithçka po ndodh me familjet  bizneset, konsumet. Kemi një inflacion të lartë, por kemi një rritje ekonomike të ulët. Edhe dje raporti i fundit të BB tha të njëjtën gjë. Çmimet janë rritur…Mjalti, ëmbëlsirat janë luks për qytetarët., qershia mbi tortë është çmimi i karburanteve.  A e dini çfarë po ndodh sot me familje shqiptare si rezultat i rritjes së çmimeve?  Lideri mori masa që e ndihmuan ekonominë të dalë nga kriza, kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës. Ka një rritje të jashtëzakonshme çmimesh. Ndikon edhe lufta, këtë e pranoj edhe unë. Ka një hetim Autoritetit i Konkurrencës për karburantet, çfarë po ndodh? Ka dy vite që bën hetim pa asnjë masë dhe gjobë. Autoriteti i konkurrencës nuk kthen dot përgjigje se çfarë po ndodh? Askush nga qeveria nuk jep përgjigje, sepse këtu flasin për gjëra madhore, për nisma rajonale”, tha Tabaku, duke shtuar: Para 3 muajsh dolën për të kontrolluar bizneset, por çfarë po ndodh sot me tregun e karburanteve në Shqipërisë. Këto çmime do të kishin shqetësuar këto, përveçse këtë qeveri”,-tha Tabaku.



43 Comments

  1. Po nxirrjani cmimet per kilovat per gjithe shetet e Ballkanit. Jo a eshte rritur, por sa eshte ne Shqiperi dhe sa diku tjeter, se ky jo vetem po dhunon dhe po zhvat kete popull por ne fund paraqitet dhe si hero sikur po na ben nder

  2. Qeveria po suvenvjonon me sa mundesi ka cmimin e energjis elektrike duke e paguare nga buxheti i shtetit per ta mos renduare qutetqret shqipetare dhe kjo duhet vlersuare sepse cdo vend tjeter e ka ngriture cmimin ndersa ne jo

    1. edhe ti po e ha te sateme o kurve patronazhiste
      ne vend qe te kundershtosh pranon nenshtrimin
      nuk je gje tjeter veçse pleher

    2. O Toni, po ju sa te keni sufllaqe, per ju jeta eshte e bukur, ska krize o ju qifsha listen e dasmes o skllever muti!

  3. Me vjen mire qe ju po e mbeshtesni Shqiperine dhe nuk po rrisni energjine elektrike dhe duhet te jemi te vetedijshem per taksat e uleta qe ka biznesi i vogel ne vendin tone

    1. Biznesi vogel me xhiro 100miljon o Rei mamqiri?
      Jam dakord, asnje takse s’ju merrni karteleve. Jua rrasni taksen miletit ne konsum. Kartelet i fuqizoni me fonde nga publiket o Rei mavria.

      1. Pervec cmit te naftes qe eshte rritu me gjerat e tjera jemi shume mire duhet te bejme pak duri dhe per cmimin e naftes shpresojme qe sa me shpejt te ulet

  4. Po ik moj zonja Tabaku se po te ishte partia juaj ne qeveri dhe te kishim te tilla kriza pale ku do kishim perfunduar

    1. Vallaj, ketu ku e ka cuar Ramazani, edhe sikur plaka jote te ishte ishte kryeministre, sdo perfundonte ketu ku ka shkuar.

  5. eshte e vertete qe vetem ne vendin tone cmimi i energjise nuk po rritet dhe qeveria po jep mbeshtetjen e nevojshme

  6. Te pakten nje gje e mire kjo qe nuk eshte rritur cmimi e energjise sepse eshte nje lehtesim shume i madh per ne

  7. Me vjen mire qe cmimi i energjise nuk po rritet dhe qeveria na mbeshtet shume.Dhe ulja e taksave per biznesin e vogel po ndodhe vetem ne vendin ton

  8. Nuk e kuptoj ku do te dali zonja Tabaku, a shikon valle se cpo ndodh neper bote qe te gjithe jane ne krize apo duan arsye dhe te hedhin balte

    1. Jane ne krize por cmimet i kane me lire se ne o Nela karja. Si e shpjegon patronazhistja Nela kete pune?:)

  9. Duhet te jemi me kembe ne toke qe rritja e nje produkti vjen prej nje arsyeje , energjia shyqyr nuk ka leviz se te gjithe e paguajm ne fund te muajit , nafta eshte lluks pastaj

  10. Rama teton te na trajtojne per budallenj.

    Ne cilin vend te Eurpes ka kaq hidrocentrale e asnje central berthamor apo termocentrale me qymyr si Shqiperia ?

    Po rrogat sa jane e sa eshte inflacioni krahasuar me cdo vend te rajonit ?

    Sa ishte ndihma e Qeverise per qytetaret gjate pandémise, krahasuar me rajonin?

    Ku fshihet bordi mumje i ushqimeve kur cmimet nuk njohin tavan?

    Keto pyetje cdo qytetar shqiptar do t’ia bente Rames ne ballafaqim me ta, por KM rrethohet ne spektaklet e tij me patronazhiste osé rilindas, ndaj rjetet sociale gelojne nga gjuha e ashper, pasoje e révoltes se brendeshme.

  11. Nese do rritej cmimi i energjise per ne si popull do ishte shume e paperballueshme por fale menaxhimit te mire te qeverise Rama neve na eshte hequr ky stres . jemi te lumtur qe kemi nje qeveri qe mendon per te miren tone .

  12. Keta nuk duan te kuptojne o Rama mos u mer me keta palo politikane.Harrojne qe deri me tani cmimi i energjise nuk eshte rritur sepse po paguhet nga buxheti i qeverise por kete gje keta minjte nuk duan ta pranojne sepse nuk i intereson.

  13. Kam besim te plote qe e keni menaxhuar situaten ne menyren me te mire dhe prandaj nuk kemi nje rritje te energjise ne vendin tone

  14. Ju keni ber me te miren per te mbajtur cmimet konstante si gjat krizes po dhe tani dhe cmimi i energjis nuk ka ndryshuar fare. Vazhdoni keshtu

  15. Pergezime per punen qe beni dhe nje falenderim shkon qe nuk keni rritur cmimin e energjise esht nje lehtesim shum i madh per ne dhe per punen e naftes jeni duke e mbajtur ne cmimet nenkontroll

  16. Jane bere shume projekte per kursimin e energjise elektrike dhe gjithashtu fakti qe cmimet e energjise nuk po rriten eshte nje plus i madh per ne

  17. Gjeja me e mire qe eshte bere esht mbajtja e cmimit te energjise stabel.Kjo gje duhet vleresuar tek qeveria Rama.Kryeministri qe na duhet gjithmone.

  18. Rritjet e cmimit ne vendin tone kane qene shume me pak te ndjeshme se ne vendet e tjera dhe sigurisht qe kjo ka ardhur nga qeveria qe ka bere te pamunduren qe tja beje qytetareve me te lehte kalimin e kesaj krize boterore ekonomike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *