• |
ide | kryesore

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, prangoset 22-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e “Road Guard”, ku ka prangosur një 22-vjeçari, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm. 22-vjeçari është ndaluar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Po ashtu, atij i janë sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Sarandë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *