• |
ide | kryesore

Kurim në Itali? Para ose seks për të paguar mjekët shqiptarë dhe ata italianë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Bashkë me strukturat e drejtësisë italiane, prokurorët e SPAK kanë goditur një rrjet që organizonte dërgimin për kurim në Itali të të sëmurëve gjatë pandemisë dhe pas saj përmes falsifikimit të dokumentave.

Në njoftimin e SPAK nuk thuhet se nga çfarë sëmundje vuanin pacientët që u dërguan për kurim në Itali, por mësohet se janë të paktën 82 shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021, që u dërguan në Itali për të përfituar 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta.

Kurimi bëhej përmes falsifikimit të dokumentave dhe mjekët shqiptarë, bashkë me ata italiane përfitonin shuma parash në kundërshtim me ligjin, sipas autoriteteve. Por ajo që bie në sy në njoftimin e prokurorisë është fakti se disa nga pacientet që nuk kanë pasur para, i kanë shpërblyer mjekët përmes shërbimeve seksuale.

6 persona janë arrestuar në Shqipëri. 4 mjekë janë vënë nën hetim. Mes tyre del sërish në skenë emri i Edvin Priftit, kardiologut që u fut në burg pak kohë më parë për ryshfet, ndërsa mjekët e tjerë janë Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi-Reanimacionit dhe Vladimir Peto.

Dy biznesmenë janë vënë nën hetim. Ata janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

Në skemë janë përfshirë shumë persona të tjerë, edhe për sjelljen në Shqipëri të ilaçeve që trajtonin të sëmurët me covid. Gjithsej nën hetim janë 82 shtetas shqiptarë.

Gjatë aksionit janë janë sekuestruar më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Skema e përfitimit të kurimit falas në Itali

Mjekët shqiptarë dhe ata italianë akuzohet se kanë përfituar para nga pacientët që mund të përfitonin nga skema e kurimit falas në Itali. Në disa raste edhe përmes falsifikimit të dokumentacionit.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin mjekët shqiptarë dhe Italianë, përmes një dokumentacioni të falsifikuar dhe me sëmundje të rënda (mashtrim), bënin të mundur hyrjen në Itali të qytetarëve shqiptarë, me pretendimin se kishin nevojë urgjente për ndihmë më të specializuar.

Fillimisht kërkesa bëhej nga ana e mjekëve shqiptarë të cilët i dërgonin në Itali emrin e “pacientit” bashkë me diagnozën, dhe menjëherë ishte përgjigja e mjekëve italianë që jepnin “Ok” që qytetarit t’i hapej drita jeshile për të kaluar në kufi.

E gjithë kjo bëhej përmes përfitimit të parave ose shërbimeve seksuale që mjekët shqiptarë dhe italianë merrnin nga “pacienti”, pasi ky i fundit sapo kalonte kufirin vijonte jetën e tij.

Video e përgjimeve nga policia italiane

Mediat italiane kanë shpërndarë një video nga hetimet e policisë së vendit fqinj. Aty duken disa persona që shkëmbejnë para dhe sipas gazetarëve italianë këto janë mjekët që në anën tjetër të kufirit falsifikonin dokumentat për kurimin e shtetasve shqiptarë.

Çfarë shkruajnë mediat italiane

“Pacientëve u jepej e drejta për t’u kuruar në spitalet më të shtrenjta të Lombardisë; u jepej e drejta për të hyrë në Itali, me sa duket për arsye shëndetësore, edhe në periudhën në të cilën udhëtimet ishin të kufizuara për shkak të emergjencës pandemike. U rindërtua edhe një treg i qëndrueshëm “i zi” i barnave, të cilat kamufloheshin me ilaçe, silleshin në Shqipëri dhe shiteshin këtu në mënyrë të paligjshme.

Përmes një depërtimi në sistemin shëndetësor Lombardian, me ngulitje në disa spitale të rëndësishme, organizata mundi të siguronte lëshimin, nga mjekë të korruptuar, të certifikatave false që vërtetonin nevojën që supozohet se kishin shtetasit shqiptare për të marrë kujdes urgjent në Itali. Po ashtu, në Shqipëri sillej ilegalisht edhe “Clexane” ose “Enoxaparin”, një antikoagulant që përdorej në trajtimin mjekësor të pacientëve me Covid-19 dhe që ishte tepër i vështirë për t’u gjetur”

Deklarata e plotë nga SPAK:

Mbështetur nga Eurojust, autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali dhe Shqipëri kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar. U sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin.

Eurojust mbështeti autoritetet në Itali dhe Shqipëri me ngritjen dhe financimin e një skuadre të përbashkët hetimore (SPH) në mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinuese nga Eurojust për të lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe për të ofruar mbështetje për koordiminimin e hetimit.

Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

Sot më datën 10 Qershor 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë kryer 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle në ambjetet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.



8 Comments

      1. Edhe ajo fjala e urte ” me mire pak se a spak” ketu nuk ka vend, sepse ka shume dhe skaka meret ata hallexhi te semure sepse sitemi shendetsor ketu eshte mut, si tradhetari hajdut. Te shkerdhevsha Spakun e te gjithe ata qelbesira qe e krijuan.

  1. O Zot i madh, çfarë po ndodh në këtë planet ?
    A thua po del parashikimi i majave të Amerikës për vitet 2000 ?
    Putini i Rusisë kërkon të rikthejë “rendin botëror” disa shekuj më parë në kohën e Pjetrit të madh duke sulmuar e masakruar ukrainasit e kërcënuar Europën.
    Makroni bën thirrje që të mos ta zemërojmë ate e të mos ta ofendojmë, e ta lemë të vrasë e të shkatërojë gjithë Europën.
    Pikërisht në këtë kohë, kimezët duan të aneksojnë Taivanin duke i hapur luftë SHBA.
    Turqia e Greqia, dy shtete antarë të NATO, kërcënojnë njera tjetrën me luftë për ishuj të pabanuar në Egje.
    Mbreti Kim i tretë kpmunist i Koresë së verit, kërcënon SHBA me raketa balistike bërthamore e shembullin e tij e ndjek cari rus Pjetër Putin.
    Cari dymetrosh bojaxhi i Shqipërisë, e ka ndarë mëndjen se shqiptarët do të lumturohen, po të vihen nën komandën e carit sërb Vuçiç.
    Në SHBA, me gjithë këto konflokte botërore, po ashpërsohet lufta midis trampistëve e bajdenistëve.
    A po bën Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH) ndonjë studim, se veç të tjerave, vdekjeve disa milionëshe e shkatërimit ekonomik nga Pandemia e Covid 19, kjo pandemi ka shkatëruar psiqikën e njerëzve e veçanërisht politikanëve e të nisë një terapi botërore psiqiatrike ?

  2. Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha. Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë

  3. Ndersa mjeket e ndershem vdiqen e sakrifikuan, mafia né Shendetesi vazhdon te thelloje krimet e lidhjet me mafien nderkombetare.

    Jo vetem neveri, por duhen denuar ashper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *