• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet nismës së Scholz: Nuk bie ndesh me Ballkanin e hapur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është pyetur në një intervistë për TVSh për një deklaratë të kancelarit gjerman Olaf Scholz cili po zhvillon turin në Ballkan. Ai ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës së Berlinit. Rama thotë se kjo nismë nuk bie ndesh me Ballkanin e Hapur.

“Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur.

Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit” – tha Rama. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Nese nuk do te vesh re kontradiktat, nuk i ve re. jemi bere sherbetore te qelbesirave sllave putin e vucic per hater te pushtetit te soros dhe rama. ne vend te shkojme drejt eu po shkojme drejt jugosllavise

  2. Opozita ka humbur prej Berishës, Metës, luftës së tyre ndaj Perëndimit dhe reformës në drejtësi. Ndërkohë që në vitin 2019, ky grupim la vendet që ju kishin dhënë qytetarët në Parlament me votë, si dhe bojkotuan zgjedhjet vendore të përgjithshme të 30 qershorit. Nuk morën pjesë, madje tentuan me dhunë që të dështonin mbajtjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *