• |
ide | kryesore

Analiza e Bushatit/ Tri mesazhet e Kancelarit në Ballkan!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Ditmir Bushati

Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri të Europës, si ndalesa e parë e vizitës në rajon e Kancelarit Scholz, në kontekstin e luftës që po zhvillohet në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus, është para së gjithash një mesazh për regjimin rus se, s’mund të ketë asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë apo Ukrainës Lindore.

Simbolikë përdori edhe Kancelarja Merkel kur në prezantimin e Procesit të Berlinit vuri në qendër të vëmendjes Shqipërinë, dhe gjithashtu ndalesën e parë në rajon pas prezantimit të këtij procesi e bëri në Shqipëri. Në këtë kuptim, ne shqiptarët, andej e këndej bjeshkëve duhet ta konsiderojmë veten me fat që jemi pjesë e aleancave të rëndësishme perëndimore. Por, duhet të zhvillojmë sensin e kohezionit e të ngrihemi në lartësinë e interesit kombëtar.

Mesazhi i dytë ka lidhje me procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, të cilin Gjermania e mbështet plotësisht, duke fashitur çdo ide mjegulluese “për një proces anëtarësimi të dorës së dytë”. Për Gjermaninë, si fuqia me kontributin më të madh politik e ekonomik në Europë, shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE. Dhe kjo e fundit konsiderohet e paplotë derisa ky proces të përmbyllet. Ambicja e Kancelarit Scholz është të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për të ringjallur procesin e zgjerimit në rajon në prag të takimit të Këshillit Europian, të 23-24 qershorit.

BE-ja ka shumë përparësi ndaj Rusisë në Ballkanin Perëndimor, për arsye të afërsisë gjeografike, lidhjeve të forta ekonomike dhe kulturore dhe orientimit gjeopolitik të shumicës së shteteve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i anëtarësimit në BE është çështje vullneti politik, përkatësie dhe reformash. Ndaj, Kancelari Scholz kërkoi njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, si rruga e vetme për anëtarësimin e dy fqinjëve në familjen europiane. E në të njejtën kohë, bashkimin e Serbisë, si një shtet kandidat për anëtarësim në BE, me shtetet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Dënimi i agresionit rus i pashoqëruar me sanksione nuk mjafton!

Qëndrimi i Gjermanisë për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është i ri. Kancelarja Merkel gjatë vizitës në Serbi në vitin 2011, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Tadiç kërkoi njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë si parakusht për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE. Me kalimin e viteve, ndërsa Serbia u përpoq të zbus artikulimin gjerman mbi këtë temë, paçka se falë këmbënguljes së Bundestagut, bisedimet e Serbisë për anëtarësimin në BE nisën më kapitullin 35 që bën fjalë për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, Kosova nuk arriti ta kapitalizojë atë.

Ndaj, qëndrimi i Kandelarit Scholz duhet lexuar nga Kosova si inkurajim për të ecur në mënyrë konstruktive me vështrim nga e ardhmja dhe për të finalizuar një marrëveshje që garanton njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe anëtarësimin në BE. Ndërkohë që Serbia duhet të kuptojë se europianizimi i saj nuk është një proces që matet me “pelivanllëkun” për të mbajtur në këmbë aleanca të së shkuarës që mbajnë peng rajonin, por me vullnetin për të njohur krimet e së shkuarës e distancuar prej tyre, dhe për të pranuar një realitet të ri në familjen europiane.

Mesazhi i tretë ka të bëjë me Procesin e Berlinit si platforma e bashkëpunimit rajonal, shpallur në vitin 2014 në një moment të veçantë për kontinentin, teksa shënohej 100 vjetori i nisjes së Luftës së Parë Botërore, zanafilla e të cilës nisi në Ballkan dhe në kushtet kur vetë Presidenti i Komisionit Europian Juncker kishte shpalosur programin sipas të cilit në 5 vitet e ardhshme BE-ja nuk do te zgjerohej me anëtarë të rinj.

Që nga ajo kohë, janë hedhur disa hapa konkretë në drejtim të: pajtimit e bashkëpunimit politik e programeve të shkëmbimit në rajon, me fokus të rinjtë; krijimit të tregut të përbashkët rajonal; agjendës së ndërlidhshmërisë së rajonit me atë të BE-së; agjendës digjitale; bashkëpunimit në fushën e energjjsë dhe transportit.

Roli i Gjermanisë ishte vendimtar në ndërtimin e besimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Ishte Procesi i Berlinit që krijoi mjedisin e përshtatshëm që çoi në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në Serbi pas rreth 7 dekadash. Tashmë jemi mësuar të shohim udhëheqësit duke diskutuar për çështje rajonale, por kjo nuk do të ishte e mundur pa Procesin e Berlinit.

E bindur që Procesi i Berlinit nuk ka çliruar plotësisht potencialin e tij, Gjermania dëshiron ta zhvillojë më tej këtë platformë bashkëpunimi duke qenë në pozicionin e dorëzanësit. Një proces ndërqeveritar i riorganizuar që do të fokusohet kryesisht në çështjet politike dhe ekonomike me rëndësi strategjike, duke rritur më tej bashkëpunimin rajonal e duke çliruar energji për të ardhmen europiane të rajonit. Natyrisht, kjo nuk pengon aspak shtetet e rajonit të punojnë dhe investojnë për nisma që sigurojnë standarde e cilësi jetese për qytetarët më shumë sesa ky proces.



10 Comments

    1. i pa emer, 18:37.sigurisht patronazhist je(bythlepirs i kristaqit) sa Ditmir Bushatin te tregoj une…! ky njeri nuk ishte i palqimit per ndarje te Kosoves dhe iku. Baton stanishiqi ja gjeti zavendsin, ate minin mullacak nga Kosova(caka).

    2. Ky akoma ne atobus. Ne njeren ane i ben fresk gjermaneve dhe ne tjetren te duket si kelysh me gjuhen jashte para Rame koleres.

      A thua sikur nuk ben mu fakti qe flaku nga MJ sepse kundershtoi Ramen qe nderroi pataten gjermane me prasin amerikan.

      Paskane qene te gjithe spiune dhe servile muti. I nderrojne padronet pa te keq. Gjekmarkaj per vite ne rresht duke ngrene corben gjermane. Sapo i rrasen presin amerikanet tani eshte bere me dallkauk se kryedallkauk Rama.

      Shkoi ne Kosove thote per karshillik te Rusise. Jo mor lali jo. Shkoi per te mbeshtetur fort VV me Kurtin dhe Osmanin perkunder hipokrizise sulmuese amerikane me dyshen Rama – Vucic. Duke dhene nje leksion mbi eksperimentin e deshtuar amerikan tashme qe doli hapur se kush qendron pas “Ballkanit te Hapur”!

      Shkoi ne Maqedoni per ti deshmuar gjenerates se re politike maqedone qe jene me kembe ne toke dhe se cdo rruge per demokratizim kalon dhe te con ne Evrope dhe jo ne SHBA!

      Dhe se treti, nuk shkoi ne Tirane. Ky qe dhe mesazhi me historik. Por qartazi fytyra shemtaraqe politike e Rames deshmon se nuk e ka kaperdire dot dushin e ftohte gjerman dhe faktin qe e lane si qen ne fund te tavolines. Dhe ky ishte dhe mesazhi i trete.

      Por mesazhi me kryesor eshte qe PS per fat te keq ka ikur per lesh dhe nuk ekziston askush te perballet me pushtetin despotik , esatist te Rames.

  1. YMER GELBAZA KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN: NUK ESHTE GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS POR ALEXANDER VUCIC… thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT CARLO BOLES BOLINO ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES

  2. Theksi tek PROCESI I BERLINIT!
    Kryefjala e zhvillimit n’Ballkan.Ndersa Ballkani Bithjashte asht shtojce e pa nevojshme e kryekoqeve Edvin e Vucic.

  3. YMER GELBAZA KELLIRA U KAP DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRY CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT ,KURSE BATON HAXHIUT U KAP NGA POLICIA DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT TE GANIMETE MUSLIUT thotë:

    ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIU

  4. Tamam si hartim per 9 vjeccaren.
    Ky Baba Shulci, po thote Bideja hidhu ne lume, menjehere hidhet, nuk i diskuton urdherat. E pame me rastin e prishjes se marreveshjes per gazsjellesin.
    Lerini keto budallalliqe me fuqine gjermane e fuqine afrikane.
    Keta jane te gjithe zara, komanden e ka tjeterkush.
    Kaq gje duhet ta kishte mesuar ish ministri i jashtem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *