• |
ide | kryesore

Shisnin kanabis në Unazën e Re dhe Yzberisht, policia prangos 3 të rinjtë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht. Mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Portions” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë. Të rinjtë u kapën në rrugën “Tre Dëshmorët”. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *