• |
ide | kryesore

Detaje nga kokaina “shqiptare” në Peru, trafikantët përdorën identitete të vjedhura, pagesa do të bëhej me Bitcoin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rasti i 2,2 tonëve kokainë në Peru dhe arratisë së dy shqiptarëve, ka nxjerrë në dritë të tjera detaje nga hetimet. Franci Malo dhe Gentjan Meta respektivisht kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet Ekuadorit për në Peru dhe u vendosën në një hotel luksoz në Trujillo.

Ata mbaheshin nën vëzhgim, ndërsa dërgesa e kokainës e cila ishte fshehur në kanoçet me asparagus u finalizua gjatë operacionit Bitcoin, kjo pasi pagesa do të bëhej nëpërmjet kriptomonedhave. Por ajo që kanë zbuluar autoritetet është se regjistrimi i tyre në hotel, nuk është bërë me emrat e tyre të vërtetë.

Njëri prej mjeteve të identifikimit të përdorura nga Franci Malo i përket një 27-vjeçari me banim në Tiranë, por edhe Gentjan Meta dyshohet si një identitet i një tjetër personi, i përdorur nga trafikantët.

Kjo ka bërë që policia peruane të kërkojë ndihmë nga policia shqiptare, lidhur me identifikimin e dy personave nëpërmjet fotove dhe pamjeve video të hotelit, por që të nisë verifikimi dhe për personat, identitetet e të cilëve janë përdorur.

Kjo nuk është hera e parë që trafiku i drogave të forta të bëhet nëpërmjet vendeve të Amerikës Latine nga shqiptarët. Vetëm përgjatë muajve të fundit disa ngarkesa janë kapur në portin e Durrësit edhe pse vëmendja e grupeve kriminale janë Holanda dhe Belgjika. /A2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *