• |
ide | kryesore

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Presidenti Meta ka renditur arsyet e marrjes të këtij vendimi të cilat janë:

  1. Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;
  2. Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;
  3. Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;
  4. Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
  5. Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;
  6. Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;
  7. Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;
  8.  Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian.



4 Comments

  1. Me kete parlament do kaloje cdo ligj e koncesion qeveritar dhe do hidhen poshte dekretet e Metes.
    Sidoqofte, nese nje dite gjykohen bemat e kesaj qeverie qe vjedh me ligj, Présidenti Meta del ne rolin e mbrojtesit te pasurise publike. Kaq.

    1. sigurisht qe eshte kundershtimi ka vetem vlere formale. Meta kete e di.
      Sic e ka planifikuar dhe ai mjeshtri i sorros ne egzekutiv
      Nje president mbrojtes i Kushtetutes ne kete rast fliste ndryshe.

  2. Sikur shume role ka luajtur ky president, duke filluar nga hajdut, sekser, patriot, komandant,……dhe duke pefunduar gangster. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *