Avokatët e gjykatës së Kurbinit vijojnë protestat kundër hartës së re gjyqësore për të dytën javë radhazi.
Gjatë këtyre dy ditëve ata e kanë përshkallëzuar qëndrimin, duke bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë që janë trajtuar nga avokatë të sjellë nga Tirana. Avokatët e Kurbinit dhe qytetarët kërkojnë rishikimin e Reformës që mbyll gjykatën e këtij rrethi i cili ka 90 mijë banorë.
Pjesë e protestës janë bërë edhe deputetët e Partisë Demokratike Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.
Bojkoti i avokatëve ka vijuar dhe në qytete të tjera si Lushnje, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa dhoma e avokatëve vijon normalisht në Elbasan.