• |
ide | kryesore

Drogë mes mishit në dyqan, goditet banda shqiptare dhe arrestohen 4 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër shqiptarë janë arrestuar në shtetin fqinj. Pas një operacioni, policia greke ka gjurmuar një kasaphane në zemër të Athinës, ku përveç shitjes së mishit shpërndahej edhe drogë. Mediat greke raportojnë se trafikantët shqiptarë fshiheshin me biznesin e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregetare “Barbakios”.

Policia gjeti dhe sekuestroi në këtë dyqan 5 kg 775 gram marijuane, 70 gram kokaine, 11 mije 355 euro, 3 celulare dhe 1 peshore elektronike. Në pranga ranë katër shqiptarë të moshave nga 26, 35, 38 dhe 48 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga mediat greke. Njëri prej shqiptarëve, konsiderohet kreu i grupit, i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2012 për grabitje dhe akuza të lidhura me drogën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *