• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: 220 mijë shqiptarë ikën emigrantë në 6 vite

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë për shkak të emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve.

Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore.

“Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtorë nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon tek fermerët, ndikon edhe tek eksportuesit pasi, nga 2500 dollar që ka kushtu me dërgu 20 ton në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandej ne nuk dimë se si ta përcaktojmë çmimin”, thotë Dedë Sterkaj nga kompania LNL.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

 

“Jemi një grup pensionistësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vemë një metaforë, bujqësia është pensioniste. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)”, thotë fermeri Prekë Game.

Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëtarinë e tij. Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj./VOA



8 Comments

  1. Peshku qelbet nga koka .jo kembet .dhe e keqa e nisur qe perpara 1 shekulli tashme ka dhen frytin e vet thotë:

    Te besh nje analiz kombetare ka shum detaje.ceshtja eshte si te dalim nga e keqa qe na ka zhytur ne kete kurth ku pjesa me e madhe e shqiptare ve tentojn te ikin dhe ato qe kan ikur nuk duan te kthehen.kjo nuk vjen nga shqiptaret por jo shqiptaret.dhe ne po e paguajmnese analizojm per mundesit nese bejm pyetje kryesore.rreth mundesive te jetes ka pozitivitet apsolut shqiptaret qe jan per pun nuk eshte qe sjan te shendeteshem dhe smund te pu nojn.por nuk gjejn pun ne vend me hakun qe u takon.nuk eshte se ska mundesi jete .ne kete vend mbasi Zoti na begatoj me pasuri nentoksore dhe mbitoksore burime njerzore.qe i pergjigjen zgjilljeve.nuk eshte se ska para se para ka boll por jan te mbyllura ne xhepa dhe adresa te pakontrolluara dhe pa orientuar..nuk eshte se ska dietar profesionist.intelektuar ka sA te duash por nuk nderohen respektohen nuk mundesohen.nuk eshte qe sju punon truri jan aq te zgjuar sa te mahnisin.ATEHER KUSH E KA FAJIN QE JEMI NE KET GJENDJE.PERGJIGJA ESHTE E THJESHT NE QE LEJOJM KRIMINELET TE MENAXHOJN KUNTROLLOJN CORIENTOJN DHE TADHEN ME MUNDIN DHE DJERSEN TON TE DREJTAT TONA M BASI QART PASTERT DHE NE MENYR INTENSIVE.DHE UNITET KET QE NA UDHEHEQIN JAN KUNDER INTERESIT TON KAN DALUR NGA KUPTIMI I ASAJ PER TE CILEN FLASIN.DHE KJO .BEN QE CDO SHQIPTAR TE SHAJ DHE MADHKOJN VENDIN E VET DUKE I LEN RRUGE TE HAPUR OPEN BALLKAN PER INTERESIN E KUJDO QE I INTERESON.DEFAKTO NUK KA ME SHQIPERI SHQIPTAR EDHE PSE NJIHEN DHE EKZISTOJN KUDO PER AQ KOHE SA NUK KA UDHEHEQES TE DREJT BESIM DHE PRAKTIKIM TE TIJE JAN VLERAT.PER AQ KOH SA NJERZIT NUK BASHKOHEN NE UNITET MENDIMI DHE VEPRIMI PER TU BERE NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI SI REZULTAT NDJESHMERIJE NGA VLERAT JO IMPONIMI DHE INTERESI.PER AQ KOH SA TE BEJNE PRAKTIKOJNE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIT ZGJILLJEVE NE POLITIKA LIGJE VEPRIM UN BESOJ SE ZHVILLIMET ME HIR OSE PA HIR SJEDHIN KETO KARAKTERE NE LEVIZJE IMPONUAR NGA TRYSNIT E KEQA KUPTIM VLERSIM .REFLEKTIM POZITIV NDESHKIM PER KOKFORTIT OSE PENDIM HAK .ANGAZHIM PER EKZISTENC UNITET .KU KJO ESHTE SITA QE SELEKSIONON.DEMTUESIT.SEJCILI DO SHIJOJN DOMOSDOSHMERISHT FRYTET E ANGAZHIMIT TIJE.PER TE URTIT CESHTJA ESHTE TE LARGOHEN NGA PADREJTESIJA DHE BEHEN VAL NDRYSHIMI PER DOBI DHE PERFITOJN HAKUN QE I TAKON JO TE PRESIN QE MADHKIMET.URREJTJA .E SHUMICES TE KTHEHET PAPRITUR NE NDESHKIM PER TO PER GJITH CFAR JU KAN BERE SHQIPTAREVE TE PAFAJSHEM NE 1 VJET KETU ESHTE NJE PJES E VENDIT QE NDESHKOHET APO SHPERBLEHET NJERIU SIPAS ANGAZHIMIT QE KA KUR TE DALIN PERPARA ZOTIT VET I TAKON ATIJE SE CFAR DO BEJNE ME TO.ky koment eshte tregues i mbarimit durimit dhe tolerances ndaj padrejtesis qe na behet e cila tashme eshte bere sistem i deshtuAr jete

  2. Duhet ta thote VOA se mediat mediokre vendase nuk kane autoritet. Arrijne deri aty ra te bejne lajm, lajmin e nje media tjeter.

    1. Pordhe shisni ju hajdutet ketu se jashte e dine vete ata çheqin,por bravo ju qofte qe iken,rrojne me dinjitet.
      Neve na eshte shkelur çdo e drejte dhe rrime e ju durojme ju injorante dhe batakçinj,qe ju duket sikur keni kapur qiellin,por dijeni se sa me lart tju duket vetja,aq i thelle eshte honi ku do zhyteni.
      Mbajeni mend,vonon por nuk harron!

  3. shqiptaret shiten shtepite dhe i futen ne firmat piramidale te ngritura nga Berisha asokohe President duke humbur 1.2 miliarde dollare, Sudja doli dhe deklaroi se “parate kane mbaruar, i mori te gjithe kompetenti”.Pse nuk e thote zeri amerikes sa mije jane kthyer ne keto gjashte vjet qe shpellkaret ti bejne llogarite,puna me e mire qe bejne shesin droge per cunat e kuksit

  4. Te gjithe Shqiptaret duhet te ikin nje ore e me pare. Dhe kur te shkoni neper bote integrohuni si vendas dhe jo si Shqiptar. Kur je ne Rome sillu si Romak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *