• |
ide | kryesore

Helmim nga uji? Mbi 50 banorë të Kukësit përfundojnë në urgjencë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
uje1-905x395.jpg



Më shumë se 50 banorë të fshatit Shtiqen në Kukës, kanë shfaqur shenja helmimi, ndërsa janë paraqitur në spitalin e qytetit për të marrë shërbim mjekësor. Banorët kanë shkuar në urgjencën e spitalit të Kukësit me diarre dhe shenja të tjera helmimi, teksa pasi kanë marrë shërbim mjekësor, janë larguar përsëri për në banesë.

Këtë fakt e konfirmoi mjeku i Urgjencës në spitalin e Kukësit, Albert Shehu, i cili tha se kjo fundjavë ka pasur fluks vizitash. Ai u shpreh se për situatën është njoftuar Drejtoria e Higjienës, e cila ka marrë monstra të ujit për analiza.

Nga ana tjetër, me një njoftim në rrjetet sociale, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Kukës njoftoi se monstrat e marra nga uji paraprakisht duken pa ngjyrë dhe erë. Megjithatë, për sigurinë e banorëve, është ndërpreë furnizimi me ujë në lagjen Mujë, deri në përgjigjen e analizave të tij nga ISHP.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *