• |
ide | kryesore

E rëndë në Prishtinë, gjendet e vdekur 25-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur sot në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”, ka thënë Borovci.

Sipas policisë, dyshohet se mund të jetë vetëvrasje, ndërkoëh që po vazhdojnë hetimet.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar ai.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *