• |
ide | kryesore

Dalja e tezës së provimit të maturës, Kushi: Teknologjia e vështirëson zgjidhjen e problematikës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot në Kuvend për daljen e testeve të maturës në rrjetet sociale dhe tha se është shumë e vështirë të gjendet në mesin e 31 mijë nxënësve dhe 7 mijë mësuesve se kush e ka fotografuar tezën.

“Ne i marrim të gjitha masat që në hyrje me mundësitë që ne kemi, por ju e dini sot sa është përmirësuar teknologjia dhe sa e vështirë është që në 31 mijë maturantë të mos shpëtojë ndonjëri”, u shpreh ministrja.

Fenomeni i publikimit të tezës së provimit të maturës përsëritet çdo vit. Sipas ministres Kushi, gjetja e një zgjidhjeje shpëtuese do të jetë e vështirë.

“Dalja e tezës patjetër që nuk është mirë, por ne kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në këtë proces. Jam e sigurt që ju mezi prisni, në mos të them që interesoheni vetë të gjeni ndonjë mësues që të bashkëpunojë me ju e të nxjerrë testet.

Më kujtoni mbledhjet e kryesisë së PD ku 20 veta jeni dhe çfarë diskutoni brenda dalin në gazeta të gjitha. Imagjinoni me 20 veta nuk arrini, po me 31 mijë maturantë? Ne nuk jemi krenarë që del testi, por ju siguroj që dalja e testit nga brenda sallës jashtë, nuk e ka cenuar aspak cilësinë e provimit dhe ju nuk keni fakte që një test i zgjidhur jashtë të ketë hyrë brenda.

Por që testi del nga brenda jashtë kjo nuk shkakton një diferencim të maturantëve apo ulje të cilësisë së provimit apo korrigjimit.

Ne do marrim masa dhe për këtë, por ju siguroj që është shumë e vështirë, është tepër e vështirë sot. Teknologjia ka arritur atje sa ne as nuk e parashikojmë dot se ku mund të ketë ndonjë mësues apo maturantë me aparatura të përshtatshme për të fotografuar testin”, u shpreh ajo.



9 Comments

  1. Me duket si motra e Klodi Lales gazetares se kronikes,veshtire te shkoje mendja per ate pune,vetem po te isha ne burg po

      1. O injorant o idjot po ju sdini ca flisni ju ngeli goja patronazhiste ca lidhje kan patrozhistet ketu o debil pa tru ju vetem shani ven e pa ven mallkoni genjeni shpifni sajoni historira

    1. O injorant per qa arsye ta japi dorheqjen se do surrati jot i shtrember se nuk tru per te mesuar dhe qe nuk di te lexosh idjot

    2. O injorant po si ste vjen turp qe flet keq per nje zonje te nderuar si Evis Kushi po ti qe shan Evis kushin je nje cope injranti pa kulture nje shpifes nje dallaveraxhi nje cop rrugaq pa ndergjegje dhe pa moral

  2. Keta,deshtimin e kthejne ne fitore.
    Ne vend te kerkojne ndjese (per doreheqje nuk behet fjale),shesin dengla.
    Absurdi mbreteron ne kte hale-vend dhe patronazhistet krenohen me arritjet.
    Turp per ne qe i durojme.

    1. O injorant ketu nuk deshtim po arritje po ju punet e mira i quani deshtitm se jeni injorant dhe mbetje urbane ket qeveri dhe ket ministre qe e shan surrati jot e duan te Gjith shqiptaret dhe e gjith bota dhe eropa e respekton per punen e mire qe po ben per arsimin

      dhena ju kelyshet e sali berishes do vuani humbjet dhe do fundoseni edhe me keq dhe me keq u beshit dhe si qener do zvarriteni ne rruge ju kelyshet e sali berishes

  3. O lapsi o portal injorant dhe i ndyre o analista injorant dhe gazetar idjot dhe ju komentusa injorant qe shani ven e pa ven ata qe shajin shpifin dhe genjejin dhe sajojin historira per Evis kushin jan njerez qe kan mbaru universitetin tek kristali dembelet hileqaret bixhozxhinjt pijanecet rrugaçet njerez pa kulture njerez qe rrin Gjith Diten e han fara neper cepat e pallateve injorantet plenagjijt dallaveraxhinjt parazitet agallare pa shkolle qe jan pasuru me para te pista ja keto jeni ju derra te ndyre

    dhe tju vije turp te gjitheve atyre qe flasin keq shpifin dhe sajojin historira per Evis kushin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *