• |
ide | kryesore

Video/ Numri 14, me ‘moderator’ Lukakun, prezantohet Asllani: “Të jem te Inter është një emocion unik”

-Instant, F1, Sport, Video



“Është një emocion i mrekullueshëm, jam njëzet vjeç dhe veshja e kësaj fanelle është një emocion unik për mua. Mezi pres të fillojë sezonin e ri, do të përpiqem të jap maksimumin”. Këto janë fjalët e para si lojtar i Interit i mesfushorit të kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, i intervistuar nga Inter Tv pas nënshkrimit të kontratës. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë, jam larguar nga Shqipëria në moshën 2 vjeçare dhe kam ardhur në Itali, të gjithë shkollën e kam bërë këtu, kam filluar të luaj futboll në Itali dhe këtë nuk do ta kisha imagjinuar kurrë – vazhdoi Asllani – Nuk e di nga kush jam frymëzuar, por është e vërtetë që nuk ndahesha kurrë nga topi, tani jam me fat që mund të luaj me Brozovic, i cili është një mesfushor shumë i fortë. Në San Siro erdhi goli im i parë dhe isha shumë i lumtur, por tani ndoshta jam edhe më shumë. Mesazh tifozëve? Jam gati dhe tifozëve i kërkoj vetëm të na mbështesin sa më shumë”.

DO TË KETË NUMRIN 14
“Fati ka nisur të më japë të dhëna. E para, ajo më e dukshme: data e lindjes, 9 mars, pikërisht ashtu si Interi. Më pas kampionati me të rinjtë 2020/2021: Empoli fitoi kampionatin e të rinjve dhe e bëri këtë duke eleminuar në gjysmëfinale Interin, falë edhe një goli të Asllanit, i cili më pas, në finale, përsëritet, duke fituar titullin e të rinjve”. Kështu e prezanton Interi Asllanin. “Data e lindjes, ndeshjet me të rinjtë, asistet, golat. Tani rrugët e Asllanit dhe Interit janë bashkuar. Kristjan bëhet lojtari i dytë shqiptar në historinë e Interit, pas Manajt. Ai tashmë ka debutuar me kombëtaren shqiptare. Ka lindur me topin ndër këmbë, do të vazhdojë ta përkëdhelë me shumë kujdes duke veshur fanellën tonë. Mirë se erdhe, Kristjan!”. Do të ketë numrin 14.

LUKAKU PREZANTON ASLLANIN: “MË PËLQEN MENTALITETI I TIJ”
Romelu Lukaku ishte ai që prezantoi Asllanin me botën e Interit, në një video të publikuar nga klubi zikaltër në Tëitter, ku belgu flet me presidentin Steven Zhang: “Kam folur me Asllanin, më pëlqen mentaliteti i tij. Ai është 20 vjeç, por flet si një djalë 26/27 vjeç”, janë fjalët e sulmuesit belg, i cili dje është takuar me shokun e ri të skuadrës gjatë ekzaminimeve mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *