• |
ide | kryesore

Për Shakirën kërkoi të shtyhej ndeshja e Spanjës: telefonoi për favorin Rubiales, del audio edhe për Piqué

-Instant, Sport



Pak ditë pas skandalit që përfshiu Sergio Ramos, shfaqet një audio e re e turpshme në Spanjë. Këtë herë protagonist është një legjendë e Barcelonës, Gerard Pique. Mbrojtësi nuk po kalon një periudhë të lehtë: fillimisht ndarja me Shakirën, më pas vështirësitë me blaugranat dhe tani një audio komprometuese.

Në fakt, El Confidencial shpjegon se lojtari ka tentuar të ndryshojë kalendarin e kombëtares spanjolle për të qenë në gjendje të ndjekë një ndeshje tenisi. Faktet datojnë në vitin 2019 dhe Piqué duhej të merrte pjesë në inaugurimin e Kupës Davis me të dashurën e atëhershme Shakira. Për fat të keq, në atë ditë, kishte edhe një ndeshje me Spanjën. Mbrojtësi në këtë pikë i ka kërkuar presidentit të RFEF (Federatës Spanjolle) Luis Rubiales që të shtyjë ndeshjen, në mënyrë që ai të mund të ndiqte turneun.

Kërkesa nuk u pranua. Furitë e Kuqe dolën në fushë kundër Rumanisë të hënën më 18 nëntor, siç ishte planifikuar sipas kalendarit. Spanja fitoi 5-0 dhe Pique mungonte, i pa grumbulluar.

Sipas gazetës spanjolle, mbrojtësi i tha Rubiales: “Rubi, duhet të flasim për një problem që është shumë i rëndësishëm për mua dhe ju duhet të ma bëni këtë nder në një mënyrë ose në një tjetër. Po ta shpjegoj. Shoh se ka një ndeshje, që është Spanjë-Rumani, të hënën më 18 nëntor. Atë të hënë fillon edhe Kupa Davis në Madrid. Shakira do të bëjë inaugurimin, partnerja ime do të këndojë, do të bëjmë një spektakël të çmendur, e pasdite do të ketë ndeshje”. E nga këtu erdhi kërkesa për të spostuar ndeshjen: “Sigurisht, nëse është edhe ndeshjen mes Spanjës dhe Rumanisë në Wanda, do kanibalizojmë njëri-tjetrin. Nuk e di se cili ishte kalendari i mëparshëm, nuk e di nëse mund të zhvendoset për të dielën, do të ishte perfekt. Nuk e di nëse luan të premten apo të enjten. Le të shohim kalendarin, e di që nuk keni filluar ende të shisni bileta dhe do të ishte e mundur ta zhvendosni ndeshjen, ndaj le t’i hedhim një sy”.

35-vjeçari duhej të shihte spektaklin e Shakirës, por ai donte të ishte në Davis Cup edhe për një arsye tjetër. Pique është themeluesi i Kosmos, një kompani që organizon turneun e tenisit, prandaj interesi i tij ishte i dyfishtë për t’u përfshirë. Rubiales ishte përgjigjur: “Ok, do të përpiqem të shoh nëse është e mundur, nuk e di nëse është e mundur, por nëse është e mundur, do ta provojmë”. Në fund, megjithatë, asnjë ndryshim. E tani skandali, që ka provokuar zemërimin e tifozëve spanjollë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *