• |
ide | kryesore

Tërmeti shkund Iranin, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që goditi provincën jugore të Iranit, Hormozgan.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë rreth orës 02:00 të së shtunës, 100 km (60 milje) në jug-perëndim të kryeqytetit provincial Bandar Abbas.

Tërmeti ishte me magnitudë 6, raportoi media shtetërore, megjithëse dy pasgoditje të tjera ishin po aq të forta.

Një fshat, Sayeh Khosh, u rrafshua, thanë zyrtarët lokalë.

“Askush nuk u dëmtua nga dy pas goditjet e  rënda pasi njerëzit ishin tashmë jashtë shtëpive të tyre,” tha Foad Moradzadeh, guvernator i Bandar Lengeh, një qytet afër epiqendrës.

Ekipet e shpëtimit po ofrojnë strehim emergjent dhe po rivendosin furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

Lëkundjet u ndjenë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera fqinje të Gjirit.

Muajin e kaluar të paktën 1,000 njerëz vdiqën nga një tërmet në Paktika, një rajon malor në Afganistanin lindor.

Irani ka përjetuar disa tërmete shkatërruese në kohët e fundit, pasi ndodhet në linjat kryesore të çarjeve gjeologjike.

Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 vrau më shumë se 30,000 njerëz dhe shkatërroi qytetin antik të Bamit.



1 Comment

  1. Eshte e thjesht o njeri hApi par mendo fol dhe vepro mir .hapi dyt.medito te miren hapi tret justifiko pergjegjsit .qe ke ne kete jet kalimtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *