• |
ide | kryesore

Aksidenti në Tepelenë/ Plagoset gruaja dhe dy fëmijët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në ‘Ujin e Ftohtë’ në Tepelenë. Një makinë e ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një fuoristradë me targa greke. Për pasoje është lenduar një grua dhe dy fëmijët e saj qe ndodheshin ne bordin e xhipit.

Xhipi vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt Tiranës, ndërkohë qe u përball me makinën e ndërtimit që vinte në krah të kundërt.

Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës për mjekim të metejshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e akaidentit që mund të kishte pasoja edhe më tragjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *