• |
ide | kryesore

Skema evazioni fiskal me incineratorët, Kryemadhi: Dy pensionistë 90-vjeçar blenë biznese me 30 mln dollarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi sot fakte të reja për aferën e inceneratorëve. Kryemadhi ka thënë se janë 24 kompani të cilat janë të lidhura dhe dyshohet se kanë kryer evazion fiskal me Klodian Zoton të lidhur me Inceneratorët.

Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi rezultojnë me pasuri marramendëse.

 

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

 



3 Comments

  1. Shum mirë e ke ke plotësisht të drejtë po kujt i thua këtij populli idiot që sy ka e s’po sheh vesh ka e s’po dëgjon e ka në zemër partinë e qafën theftë familja dhe fëmija

  2. Kur hajduti therret “kapeni hajdutin”. Ka veshur edhe xhaqete blu pale ….

  3. Ore loqe edhe kjo ne burg te shkoje ta hetojne nese kane fakte per vjedhje. Po edhe te blesh kumbulla dhe uje dhe te shesesh inerte dhe asfalt kjo ska bythe te rri. Se keta tatimoret kur me vine ne dyqan me cajne trapin edhe numrin e kembes duan ta marrin vesh sa e ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *