• |
ide | kryesore

Madonna: Turneu ‘Blonde Ambition’ më hapi probleme me ligjin

-Instant, Paparazzi, Slider



Madonna ka pohuar se policia e “kërcënoi” se do ta arrestonte në tre raste gjatë turneut në vitet 1990.

Gjatë turneut të saj në botë, i titulluar turneu Blonde Ambition  ajo thotë se u përball me reagime nga figura fetare, përfshirë Vatikanin.

Përmes rrjetit social,Instagram, Madonna reflektoi mbi të kaluarën duke shkruar:”Policia më kërcënoi se do të më arrestonte tre herë ndërsa udhëtoja nëpër botë duke performuar “Like a Virgin” gjatë turneut Blonde Ambition. Ajo shtoi: “Vatikani anuloi të gjitha shfaqjet e mia në Romë!”

Një koncert në Romë vazhdoi në korrik 1990, pavarësisht protestave nga Papa Gjon Pali II, i cili u kërkoi anëtarëve të publikut të mos merrnin pjesë.Në fillim të këtij viti, artistja e pyeti Papa Françeskun nëse mund ta takonte atë, duke thënë se ajo është një “katolike e mirë”.

‘Përshëndetje @Pontifex Francis – Unë jam një katolike e mirë. Te betohem! Domethënë nuk betohem!”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme? Unë jam përjashtuar tre herë. Nuk duket e drejtë. Sinqerisht Madonna.’

Turneu i saj Blond Ambition filloi në prill 1990 në Japoni dhe përfundoi në gusht të të njëjtit vit në Francë, duke fituar 62.7 milion dollarë në atë kohë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *