• |
ide | kryesore

Travis Barker shihet në publik pas shtrimit në spital

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Barker, u fotografua duke ecur jashtë studios së tij të regjistrimit në Calabasas, Kaliforni, të martën pas shtrimit në spital.

“Ai është ngadalë në shërim dhe ndjek nga afër urdhrat e mjekëve të tij,” i tregoi PEOPLE një burim i afërt me Barker.

Barker, më parë u tha 7.5 milionë ndjekësve të tij në Instagram të shtunën se ishte “shumë më mirë” pasi u shtrua për shkak të pankreatitit, një inflamacion i organit që ndihmon në tretjen dhe rregullimin e sheqerit në gjak.

“Ai po ankohej për ngërçe,” tha një burim për PEOPLE një ditë pasi Barker u pa duke hyrë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

“Kourtney ishte e shqetësuar dje. Të dy ishin të shqetësuar,” u shpreh  një burim tjetër. “Travis vuante nga dhimbje ekstreme në stomak dhe mezi mund të ecte”.

Bateristi që atëherë ka përditësuar fansat për shëndetin e tij, duke shkruar në Story-n e tij në Instagram të shtunën, “Unë hyra për një endoskopi të hënën duke u ndjerë mirë, por pas darkës, pata dhimbje torturuese dhe që atëherë jam shtruar në spital”.

“Gjatë endoskopisë, më është hequr një polip shumë i vogël pikërisht në një zonë shumë të ndjeshme, zakonisht të trajtuar nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit. Kjo rezultoi në pankreatit të rëndë kërcënues për jetën,” shtoi ai. “Jam shumë shumë mirënjohës që me trajtim intensiv, aktualisht jam shumë më mirë”.

Kardashian gjithashtu ndau një përditësim në Instagram Story, duke vënë në dukje se ata ishin “shumë të prekur dhe mirënjohës” për mbështetjen që morën.

“Travis dhe unë shkuam për një endoskopi rutinë së bashku dhe ai përfundoi me pankreatit të rëndë, kërcënues për jetën”.

Themeluesja e Poosh shtoi se ajo është “shumë mirënjohëse ndaj Zotit që shëroi burrin tim”, si dhe për specialistët, mjekët dhe infermierët në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos./Lapsi.al

 

*PREMIUM-EXCLUSIVE* Calabasas, CA - Travis Barker is back on his feet following a health scare that put the Blink-182 drummer in the hospital. Trav is spotted arriving at his Calabasas recording studio wearing his usual dark clothing as he fist bumps a buddy on his way inside. Pictured: Travis Barker BACKGRID USA 5 JULY 2022 USA: +1 310 798 9111 / usasales@backgrid.com UK: +44 208 344 2007 / uksales@backgrid.com *UK Clients - Pictures Containing Children Please Pixelate Face Prior To Publication*



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *