• |
ide | kryesore

Arrestohet vjedhësi i kabujve elektrikë në qytetin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke vjedhur kabuj elektrikë në qytet, ndërsa ka sekuestruar qindra metra kabuj të ndriçimit të rrugëve.

“Pas disa ditësh hetime dhe ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E. R., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale, rreth 350 metra kabuj elektrikë që i kishte këputur dhe vjedhur nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësit”, thuhet në njoftimin e policisë.



5 Comments

  1. Ju gazetaret me siguri keni mesuar shkrim e kendim tek kafenete e politikes. 1 kabllo, shume kabllo..Gjuha Shqipe eshte shume me vlere per ta lene ne doren tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *