• |
ide | kryesore

Mori ryshfet për të pajisur me dokumente zyrtare një qytetar, arrestohet topografi në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një topograf në Vlorë është vënë në pranga korrupsion. Bëhet e ditur se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”.

I arrestuari është A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se kundrejt pagesës, ai ka pajisur me një dokument zyrtar, një qytetar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *