• |
ide | kryesore

Drafti i ri i Qeverisë/ Ndalohet mbledhja e të dhënave nga patronazhistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot pr.ligjin e ri të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Më shumë se një vit më parë, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Lapsi.al publikoi një databazë të Partisë Socialiste të hartuar nga “patronazhistët” ku kishte informacione të detajuara për mbi 900 mijë persona. Të dhënat kishin të bënin me numrin e telefonit, bindjet politike, qendrën e votimit si dhe pozicionin e punës.

Databaza e patronazhistëve u mbrojt nga kryeministri Rama dhe eksponentët drejtues të PS-së, me pretendimin se nuk kishte shkelje të ligjit.

Ndërkohë me draftin që është paraqitur së fundmi nga ministria e Drejtësisë në nenin 9 të tij thuhet se “ndalohet përpunimi i të dhënave që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, përpunimi i të dhënave gjenetike ose të dhënave biometrike me qëllim për të identifikuar në mënyrë unike një person, si dhe i të dhënave në lidhje me shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi”.

Në paragrafin e dytë të këtij neni ka disa raste kur lejohet grumbullimi i të dhënave sensitive, por edhe në këtë rast vetëm për anëtarët dhe ish anëtarët si dhe të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës.

Neni 9

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave sensitive

Me përjashtim të rasteve të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, ndalohet përpunimi i të dhënave që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, përpunimi i të dhënave gjenetike ose të dhënave biometrike me qëllim për të identifikuar në mënyrë unike një person, si dhe i të dhënave në lidhje me shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi.

Me kusht që të zbatohen masa të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe interesave të subjekteve të të dhënave, lejohet përpunimi i të dhënave sensitive në rastet kur:

d) është i nevojshëm për veprimtarinë e ligjshme të organizatave jofitimprurëse politike, filozofike, fetare dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës ose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave;



6 Comments

  1. Po keta i kane bere tashme ? Kerkojne te lajne mutin me shurre por sidomos duan te mbrojne ligjerisht patronazhistet sepse ne realitet ata denohen me ligj . Nuk kane per te shpetuar or jo , nuk do shpetojne as kurvat patronazhiste qe shesin bythen per dy aspra por as kupola e kuvave mavi .

  2. Ps i ka te dhenat e patronazhisteve per disa zgjedhje me rradhe. Duhen 10 vite pdr te ndryshuar data bazen ekzistuese te mbi 900 mije votuesve, te perdorur ne zgjedhjet e 25 prillit, pasi ne 10 vite del nje brez votuesish, brezi i ri.

    Tani po tallet Rama jo vetem me opoziten e shqiptaret, por edhe me nderkombetaret qe e kane ngritur si problem skandalin e fundit te patronazhisteve.

  3. Çvlere ka kjo,cilat te dhena do ruajne tani çakenjte e dreqit,kujt i sherben ky ligj pasi te dhenat jane sheshit?
    Njerez mbani shenim patronazhistin tuaj,se kushedi e hasni ndonjehere dhe …
    Tallni menderen o hijena,ju lumte.

  4. I eshte kerkuar te behet ky ligj dhe e kane bere. Ju mendoni se nuk do i perdorin te dhenat e kujtdo? E keni gabim. Vetem se kete here do jene me te kujdesshem dhe nese do dale gje ne publik, do jene pjese te vogla te databazes (te cilen nderkohe e kane) dhe mund te behet edhe ndonjeri koke turku. Nderkohe qe per shtetet qe ligjin e kane te shenjte, do jete nje hedhje hi syve qe ne e kemi te ndaluar me ligj tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *