• |
ide | kryesore

Propozimi: Në qytet të ulet shpejtësia në 30 km/h, në autostrada të shkojë deri në 130 km /h

-Instant, Lajme, Të fundit
Ballës



Një propozim i ri për ndryshim të rregullave të qarkullimit në rrugë ka ardhur nga radhët e socialistëve. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u shpreh se duhej një ndryshim në shpejtësinë në autostrada nga 110km/h në 130km/h, duke e afruar më afër kështu sipas tij me standardet e Bashkimit Europian. Balla propozoi gjithashtu që të ulet edhe shpejtësia nga 40km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij kjo shpejtësi është shumë e lartë dhe shkaktare për aksidente. Ndërkohë, ai shtoi që ky propozim duhet të konkludohet në një draft përfundimtar që të ketë dakordësi nga e gjitha palët.

Një propozim i tillë ka gjetur edhe dakordësinë e opozitës, ndonëse kanë shprehur edhe rezerva.



6 Comments

  1. Duhet me se sben
    – 130 km/h ne autostrada
    – 40 km/h ne qutet (jo me pak se te cahet k…, e jo me shume se ashtu si i japim ne e ashtu sic kalojne robt rrugen sngel dite pa aksidente.
    – Urgentisht Autostradat te kthehen ne nivelet europiane!!!! Kjo eshte pika me e rendesishme, rrezkon aksidentin me ec me 130 km/h ne Tirane-Durres se eshte per ibret

  2. Propozimet nuk mund te vijne nga politika por nga specialistet..e kane kthyer shtetin ne barake keta te paafte

  3. Dakord jam, por si fillim, respekto kufirin e shpejtësisë që ke vendosur tani në qytet.
    Aksidentet në qytet ndodhin JO sepse kufiri është i larte në vetvete POR sepse ky i fundit nuk respektohet (edhe me 40km/h)!

    Ndryshon puna për në “autostrada”. Ato janë me gropa dhe e thyen makinën në dysh! Nuk mundesh të qarkullosh në korsinë e djathtë, e jo më të ngresh kufirin e shpejtësisë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *