• |
ide | kryesore

Rritja e pagave të Gjykatës Kushtetuese, Gaz Bardhi akuza të forta Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Gazment Bardhi ka paralajmëruar votën kundër draftit për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga 4 në 7 milionë lekë të vjetra.

Pasi doli nga Konferenca e Kryetarëve, Bardhi tha për mediat se propozimi i Edi Ramës vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë dhe nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.

Lexo më tej: Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, çfarë u diskutua 

“Propozimi i Ramës për të rritur pagat e gjykatësve të Kushtetueses, vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka pranuar rolin si agjenci qeveritare. I është drejtuar qeverisë për rritjen e pagave, jo parlamentit”, tha Bardhi.

Ai theksoi se cilido që mashtron opinionin publik duke thënë se rritja e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do forconte pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese po fsheh një fakt kriminal për kapjen e saj.

“Ligji i prezantuar në Kuvend dhe është për votim nesër, sigurisht që do marrë votën kundër të opozitës parlamentare, sepse çimenton kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria. Rama i ka dërguar një mesazh sistemit të drejtësisë në vend që nëse do rritje të pagave do duhet të sillet dhe performojë si Gjykata Kushtetuese. Do duhet të ketë zero kërkesa për komisionet hetimore të pranuara të opozitës”, tha Bardhi.

I pyetur nëse ka deputetë që kanë deklaruar votën pro, ai tha: “Nuk dua ta besoj që ka deputetë opozitarë që do japin mesazhin se Edi Rama nuk do ta ketë gjykatën kushtetuese në varësinë e tij. Nuk dua ta besoj se do vijnë në seancë e do thonë se Edi Rama është burrë i mirë që i ka rritur pagat gjyqtarëve. Bëhet fjalë për një pakt mes Ramës dhe gjykatës”. 



2 Comments

  1. O Bardh ke ndonje argument te logjikshem se perse je kunder rritjes se pagave te gjykatesve, sepse ajo melodia “Rama e ka kapur” na lodhi si melodi. O arsyetoni si deputet te pergjegjshem ose ma mire mos u ndihni fare se na e shpifet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *