• |
ide | kryesore

Shkrumbohet makina në autostradën Fier-Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një makinë tip “Volkswagen” ka marrë flakë teksa lëvizte në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të zonës së Novoselës. Policia njofton se makina është djegur në orët e para të mëngjesit sot, rreth orës 04:00. Mjeti është djegur totalisht, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Nga zjarri mësohet se ka vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *