• |
ide | kryesore

4 muaj burg për shqiptarin që vodhi 7 panine në Selanik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 60-vjeçar shqiptar u dënua me 4 muaj e 10 ditë burg, si dhe me një pezullim për 3 vjet nga Gjykata e Selanikut. Shkak u bë vjedhja e panineve në një supermarket, por edhe kundërshtimi ndaj policisë së thirrur në vendngjarje.

Ngjarja u raportua të premten e kaluar në një supermarket në Lagadas, Selanik. Sipas medieve greke, bëhej fjalë për 7 panine me një vlerë të përgjithshme 15.26 euro. Njëra nga paninet iu gjet nën rroba ndërsa pjesa tjetër në një çantë.

Një punonjës i biznesit kishte njoftuar policinë dhe në vendngjarje kanë mbërritur dy efektivë. 60-vjeçari ka kundërshtuar kontrollin ndaj u thirrën edhe 2 policë të tjerë duke sjellë arrestimin e tij.

Avokati mbrojtës tha se shqiptari kishte pasur një problem psikologjik kohët e fundit duke bërë që të humbasë realitetin. Pretendimi u konfirmua edhe nga të afërm dhe punëdhënësi i tij. Ata thanë se shqiptari ka mbi 25 vjet që punon në një fabrikë djathi, nuk asnjëherë nuk kishte pasur probleme.

Në kërkim të faljes ai tha se kishte ndërmend të paguante duke iu referuar edhe “luftës në Europë…”. Gjykata nuk njohu rrethana lehtësuese dhe e dënoi, por 60-vjeçari apeloi dhe u la menjëherë i lirë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Keshtu eshte kjo bot, vjedh miliarda e te bejn hero, vjedh icik buk e te fusin mren dhe hedhin celsin ne lum.

  2. bugaca: tip qumeshtori i embel ne forme byreku. Perkthimi i dobet ne gjith mediat shqiptare, ja ka ulur lezetin lajmit sepse 1 nga 7 copat e kishte fshehur poshte rrobave. kush ka ngrene bugace e di se sa e shpifur esht ta fshehesh ne trup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *