• |
ide | kryesore

Qeveria shpall tendera 87 mln lekë për pajisje elektroshtëpiake e mobilim në rezidencat qeveritare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me katër tender prej më shumë se 87 milion lekë drejtoria e shërbimeve qeveritare me titullarë Dhurata Frashërin, kërkon të kompletojë me peshqirë, Robdeshamber, çarçafë, perde, elektroshtëpiake etj, dhe të mirëmbajë kondicionerët për rezidencat qeveritare gjatë 2022.

Tenderi i parë për blerjen e materialeve tekstile, është hapur në maj me një fond prej gati 30 milion lekësh. Katalogu është i larmishëm me peshqirë 100% pambuku për trupin, duart dhe këmbët, robdeshambër pa kapuç, jastëkë me pupla, jorgan me mikrofibër, sete çarçafësh dopio.

Lista kompletohet me perdet prej kadifeje, klasi i parë me material kundër zjarrit, perde kundër dritës dhe me mbrojtje akustike, kornizat, mbulesat e tavolinave dhe pecetat e këmbëve, që specifikohen të jenë ngjyrë qumështi.

Ndërsa për tenderin e dytë me vlerë prej më shumë se 21 milionë lekësh parashikohen të blihen pajisje shtëpiake që duket se janë në funksion të personelit që shërben në rezidencat qeveritare, hekur për hekurosje me kaldajë, fshesë profesionale me korent, furre kuzhine, lavatriçe, frigoriferë banak dhe frigoriferë vere etj. Dy tenderat e tjerë me vlerë në total prej rreth 36 milion lekësh drejtoria shërbimeve qeveritare kërkon të mirëmbaje kondicionerët dhe elektroshtepiaket e vilave qeveritare për gjatë këtij viti.



6 Comments

  1. Kap ca te kapesh se s’dihet neser!
    Bravo cuna, Shqiperia digjet e keta prape te tenderat per vilat e udheheqjes.

  2. Dhe te kapardisen me jasteke me pupla,paisjet me te shtrenjta,etj,etj, disa funderrina si spiroleshi &co,s’ka b…ku te rrije.
    O popull i humbur,perfaqesohesh nga llumi i llumit dhe akoma nuk kupton,e per me teper edhe i jep te drejte!
    Deri kur???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *