• |
ide | kryesore

A ishte Loredana shkaku i prishjes së miqësisë mes Mozzik dhe Noizy-t

-Instant, Paparazzi, Slider


Loredana Zefi dhe Rigels Rajku i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy janë dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit pas bashkëpunimit të fundit.
“Heart attack” ka korrur sukses të madh duke thyer rekorde klikimesh, por përveç suksesit ky bashkëpunim i dyshes ka sjellë dhe kunja e reagime të ndryshme nga Mozzik.
Prej disa kohësh po qarkullon në rrjet një video e reperit Cllevio i cili ka një rivalitet të hapur me Noizy-n. Në video reperi ka bërë një deklaratë të fortë për Loredanën dhe Noizyn.
“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, ka thumbuar Ahmeti.

Reperi i ka bërë këto aludime përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn dhe si duket kjo gjë ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes reperit dhe Mozzik.
Fundi i miqësisë është pasuar me fshirjen e bashkëpunimit të tyre të suksesshëm muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Ky detaj u vu re nga ne ditën e sotme. Duket se Mozzik ka vendosur të shpallë “luftë” të hapur ndaj Noizyt.
Dy reperët i kanë fshirë postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale. Nuk e dimë ende nëse Loredana është arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë mes dyshes, por që ka ndikuar kjo është e sigurt.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *