• |
ide | kryesore

Reagon qeveria: Sulmi kibernetik nga e njëjta dorë si në Europë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediat, qeveria shqiptare tha se sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane.

“Metodat mbi të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare. Teknikat mbi të cilat ky sulm mbështetet janë të së njëjtës natyrë me ato të përdorura për një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit.

Vetëm në Ukrainë këtë vit ka pasur 5 sulme me të njëjtën metodologji, ndërsa në Gjermani i njëjti lloj sulmi ka nxjerrë jashtë funksioni impiantet e prodhimit të energjisë me erë. Këto metoda maskohen fillimisht me sulme të tipit Ransomëare, me anë të të cilave keqbërësit kërkojnë të largojnë vëmendjen nga qëllimi real, që është sulmi ndaj sistemeve kritike.

Hapi i dytë i këtij sulmi të përqendruar dhe sofistikuar është goditja në sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar për t’i nxjerrë jashtë funksionit” – thuhet në njoftimin e qeverisë që garanton se të dhënat e shqiptarëve kanë mbetur të paprekura.

“Fatmirësisht detektimi dhe përgjigja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Që në momentet e para të evidentimit të këtij sulmi AKSHI është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë të Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë kibernetikë të Detektimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve (DART team).

Gjithashtu ekspertët e “Jones Group International” janë këtu, për trajtimin e situatës dhe kthimin sa më shpejt në normalitet. Sistemet qeveritare kanë të gjitha back-up dhe janë të sigurta. Në këtë moment jemi duke verifikuar sistem pas sistemi që këto të fundit të jenë të sigurt në çdo element, përpara se të kthehen sërish online dhe në funksionalitet të plotë.

Paralelisht të gjithë aktorët institucionalë janë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për hetim të thellë e të detajuar të këtij krimi kibernetik. Sigurojmë të gjithë qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura” – thuhet në njoftimin e qeverisë.

“Nuk ka vend për polemika politike aq kohë sa jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike, ndaj të lëmë ekspertët të bëjnë punën e tyre në mënyrë që çdo sistem që rikthehet në punë të jetë funksional dhe mbi të gjitha i sigurt” – citohet në njoftimin e qeverisë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E njejta dore si ne Eurpoe ! Uau, dhe qeveria e hajduteve qenka e sulmuar si ne shete e trjera demokratike te super zhvilluara evropiane, me demek jemi njesoj si ata se piratet na sulmojne edhe ne si qeveri! Pyetja qe behet ; Ku eshte interesi qe sulmokan edhe qenqeverine shiqiptare =, kur kjo vete nuk u ka lene gje te sulmojne? Nuka ka asnje dokument ku te kapesh sepse te gjitha i kane bere sipas nje ligji qe ka bere qeni hajdut, qe te mos te te kape ligji! Sulmojne piratet kibernitike, por jo hajdutet, sepse muti nuk e ha mutin se jane ne te njetin kanal muti!, Pandaj o miq si gjithe te tjerat rrenat, qe i dalin ketij nga diarreja gojore jane rrena dhe kaq! Nuk do shume mend te kuptosh nje qenie qe kia genjyer qe diten e pare qe ka hyre ne politike! TUNG§

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *