• |
ide | kryesore

Sulmi kibernetik/ Presidenti Meta: Situatë tepër e rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta reagon për sulmin kibernetik në “E-Albania”, që ka bllokuar të gjitha shërbimet publike online, duke e quajtur situatën tepër të rëndë.

Kreu i Shtetit Shqiptar apelon për marrjen e masave menjëherë dhe në mënyrë serioze, ndërsa kërkon mobilizimin e ekspertizës së nivelit më të lartë profesional.

Reagimi: 

E vlerësoj tepër të rëndë situatën e krijuar si pasojë e bllokimit të shërbimeve publike online, që ka krijuar vështirësi të jashtëzakonshme për qytetarët, bizneset dhe për shumë veprimtari të tjera të lidhura me këtë sistem.
Në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, kam kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla.
Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti.
Apeloj marrjen e masave të menjëhershme, serioze dhe të përgjegjshme, duke mobilizuar ekspertizën e nivelit më të lartë profesional për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe vënien nën kontroll të situatës, për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.



3 Comments

  1. ”” Apeloj marrjen e masave të menjëhershme, serioze dhe të përgjegjshme, duke mobilizuar ekspertizën e nivelit më të lartë profesional për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe vënien nën kontroll të situatës,””

    Po mos ta APELONTE ky .. asnjeri nuk do ta vinte ujin ne zjarr. Asnjeri nuk po e levizte prapanicen. Tani qe foli ky do zgjidhet problemi.
    Lum ne qe kemi kete palo president qe na e kujton qe akoma egziston.

  2. ik ore kokrrocke Cepani ,kush te pjerdh ty Seshpejti do i besh shoqeri dordolecit vucidolit Do shpallesh dhe ti non grata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *