• |
ide | kryesore

E-Albania e paralizuar/ Çfarë dihet deri tani për sulmin kibernetik

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sulmi kibernetik ndaj sistemit kompjuterik shtetëror ka nxitur një atmosferë pasigurie mbi të dhënat e qytetarëve, të depozituara në institucionet shtetërore. Për tre ditë shërbimet e E-Albania u paralizuan, ndërsa Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e përshkroi problemin si “sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare”.

Çfarë dëmesh solli sulmi kibernetik

Pasoja e parë qe paralizimi i shërbimeve për mijëra qytetarë në të gjithë vendin. Aplikimet për shtrimet në spital apo marrja e dokumenteve në gjendjen civile, hipotekë, taksa, transportin rrugor, regjistrimet në ciklin e ulët arsimor etj, apo dhe pagesat online si pjesë ë mbi 1200 shërbimeve që ofronte e-Albania, ishin të pamundura të kryeshin duke krijuar dëme të parikuperueshme në procedurat me afate dhe kosto shtesë për qytetarët.

Çfarë thonë ekspertët?

Mesazhi i piratëve që sulmuan E-Albanian dhe sistemin shtetëror të Shqipërisë është kjo tabelë që ka dalë në kompjuterat e AKSHI dhe ku shkruhet: “Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PC e prekur”

Mesazhi shoqërohet me disa numra telefoni poshtë tyre.

Më pas në një mesazh tjetër shkruhet: Pse duhet të shpenzohet taksat tona për terroristët në Durrës?”

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj tha se bëhet fjalë për një sulm që kushton shumë dhe nuk bëhet nga privatë, por nga shtete jo miqësore ndaj vendit tonë.

“Fillimisht u sulmuan sistemet online të vendit dhe më pas qytetarët morën SMS të çuditshme në celularët e tyre duke kërkuar që të reagonin ndaj qeverisë, etj. Dua të them se sulme të tilla nuk organizohen lehtë. Janë sulme të mirëpaguara, të miraorganizuara dhe të mirëkoordinuara”, tha Semanaj duke shënjestruar shtete jo mike të Shqipërisë.

Eksperti i IT Gent Progni tha se fikja ka sjell gjënë më të mirë dhe në një skenar tjetër, mund të ndodhte që të dhënat mos të ktheheshin më.

“Mbrojtja 100% bëhet nëse heq fishat dhe heq sistemin nga aksesimi i jashtëm. Nuk është sulm i suksesshëm. Është më mirë, e di frustrimin, por fikja ka sjellë gjënë më të mirë që ky sulm nuk ka qenë efektiv. Ransomëare është një virus që kopjon dhe fshin të dhënat. Nëse do kishte qenë efikas të gjitha databazat e enkriptuara nuk do të ktheheshin më. Do të thotë investim nga e para. Ka ndodhur disa here” u shpreh ai.

Cili ishte qëllimi i sulmit?

Kryeministri Rama përgënjeshtroi një lajm të Top Channel, sipas të cilit qëllimi i sulmit kibernetik ishte një gjobë prej 30 milion eurosh.

“Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme” shkruajti Rama. Sipas tij, pas hakerave “qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba”.

Pas kësaj, televizioni ndryshoi titullin e lajmit ekskluziv në faqen online, duke lënë gjithsesi dyshimet për gjobën 30 milion euro.

Kryeministri nuk specifikoi asgjë në lidhje me shtetin, që qëndron pas këtij sulmi, por sipas një deduksioni të thjeshtë, dy janë shtetet që dyshohet se janë përfshirë në këtë sulm kibernetik.

Së pari është Irani që e ka shënjestruar Shqipërinë për shkak të strehimit të muxhahedinëve të MEK. Pak ditë më parë në media u raportua për disa agjentë të shërbimit sekret Iranian që janë lokalizuar në Shqipëri dhe që mbajnë nën vëzhdim kampin e muxhahedinëve.

Së dyti, Rusia. Shqipëria është angazhuar konkretisht duke furnizuar me armatime Ukrainën, ashtu si shumë vende të NATO-s. Në anën tjetër, Rusia ka raportuar se në frontin e luftës janë përfshirë mercenarë shqiptarë.

Kush punoi kundër sulmit kibernetik

Kundër këtij sulmi ka punuar ekipi i Microsoft dhe ekipi i Jones Group International, që është kompania amerikane e kontraktuar pak kohë më parë për sigurinë kibernetike.

Jones Group International është një organizatë e udhëhequr nga gjenerali Jones, që u kontraktua nga qeveria pikërisht për të përballuar sulme të tilla kibernetike. Pas lidhjes së kontratës, u tha se kjo kompani ofronte siguri kombëtare dhe plane strategjike lidhur me mbrojtjen kibernetike.
Po sipas kryeministrit, në mbrojtjen e të dhënave shtetërore të Shqipërisë u përfshinë edhe ekspertë të NATO-s.

A ka përfunduar këtu?

Pas katër ditësh janë të pakta shërbimet e E-Albania që nuk janë rikthyer të funksionojnë. Por një burim nga administrata shtetërore tha për Lapsi.al se pas rikthimit të punës në normalitet është vënë re se një pjesë e memories së kompjuterave që përmbante dokumenta nuk është rikthyer më.
Sipas të njëjtit burim, fshirja e dokumentave nuk është bërë sipas një rendi të caktuar, apo sipas një kriteri të caktuar, por në disa institucione është vënë re mungesa e dokumentave, edhe të parëndësishëm.

Në anën tjetër në celularët e disa qytetarëve janë shpërndarë mesazhe që çuditshme ku kërkohej sulm kundër qeverisë. Duket se e gjithë ka qenë pjesë e të njëjtit skenar, një sulm kibernetik i paprecedent, që shton pasigurinë kibernetike në vendin tonë./Lapsia.al



18 Comments

  1. Çfarë dihet????????????? Ja do behen ca tendera e do vidhec ca miliona euro . Kaq o kaq . Ngopen keta te babeziturit?
    Edhe koçifoz tu japesh prap nuk ngopen kurvat e rikurvave . Vetem plumbi bene fajde me keto kurva te lindura .

    1. Sa here trashet zullumi nga qeveria dhe behet gati te keputet, “incidente” te tilla ndodhin. Rasti i djegjes “aksidentale” te laboratorit kriminalistik te ministrise se brendshme para ca vitesh, beri qe shum ceshtje gati per gjykate te hidhen ne koshin e plerave, et, etj si keto.

    2. Po ca sulmi ore. Tani qe dolen lakrat e qindra miliona euro te vjedhura nga kreret e tatimeve, financave dhe vete qeveria me ne krye Ramen dhe ndosjta SPAK ka bere gati te zere ndonje minister, fshijne rekordet. Shume e thjeshte.

  2. Po ç’sulm kibernetik thoni ? Kjo ishte loje e palloshit per te grabitur . Tani i duhet nje tender 50 milion euro ose 50 milon gjethe fiku . Se per kata hajdute me brire eurot jane bere si gjethe fiku , vjedhja normalitet , ndershmeria u duket prostitucion . Ku e keni Vilman Nushin????????? Ku e keni Klodianino klodianer te hajnise?????????

  3. Besmir Semanaj nuk pritej te shitej kaq shpejt tek Rama. Nuk i shkon dikujt qe e ka share qeverine ne cdo gje elektronike, te behet papritur mbrojtes i saj. Besmir, cfare vendi pune te premtuan, tani qe Gjermania te la pa pune? Sulmi cuditerisht ishte nga India dhe jo nga Irani dhe as nga Rusia. Dhe ajo qe nuk thuhet dot eshte qe disa eksperte te NSA nderhyne ta sistemojne situten duke bllokuar sulmin dbe duke rikthyer backupet nga Disaster Site Recoveries, e vetmja strukture e Akshi qe nuk u prek nga sulmi. Besmir, mos shko o trim aty ku te premtuan.

    1. Na duhen disa IT per NATO me CSP (Certifikata e Sigurimit te Personelit), ne Belgjike, Hollande, Itali, Portugali .. 𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞𝐧 ;
      ➽ 𝐒𝐞𝐫𝐯𝐢𝐜𝐞 𝐃𝐞𝐥𝐢𝐯𝐞𝐫𝐲 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐫 #𝐍𝐞𝐭𝐡𝐞𝐫𝐥𝐚𝐧𝐝𝐬 𝟓𝟖 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐅𝐢𝐫𝐬𝐭 𝐋𝐢𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐜𝐮𝐫𝐢𝐭𝐲 𝐄𝐯𝐞𝐧𝐭 𝐀𝐧𝐚𝐥𝐲𝐬𝐭 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟓𝟔 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐒𝐞𝐜𝐮𝐫𝐢𝐭𝐲 𝐓𝐨𝐨𝐥𝐬 𝐄𝐧𝐠𝐢𝐧𝐞𝐞𝐫 𝐒𝐈𝐄𝐌/𝐋𝐨𝐠𝐀 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟔𝟕 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐏𝐫𝐢𝐧𝐜𝐢𝐩𝐚𝐥 𝐓𝐞𝐜𝐡𝐧𝐢𝐜𝐢𝐚𝐧 (𝐃𝐚𝐭𝐚𝐛𝐚𝐬𝐞 & 𝐓𝐫𝐚𝐢𝐧𝐢𝐧𝐠 𝐒𝐲𝐬𝐭𝐞𝐦𝐬) #𝐏𝐨𝐫𝐭𝐮𝐠𝐚𝐥 𝟑𝟐 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐉𝐈𝐑𝐀 𝐃𝐞𝐯𝐞𝐥𝐨𝐩𝐞𝐫 𝐂𝐲𝐛𝐞𝐫 𝐒𝐞𝐜𝐮𝐫𝐢𝐭𝐲 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟕𝟓 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐈𝐓𝐒𝐌 𝐃𝐞𝐯𝐞𝐥𝐨𝐩𝐞𝐫 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟓𝟕 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐒𝐞𝐧𝐢𝐨𝐫 𝐄𝐧𝐝 𝐏𝐨𝐢𝐧𝐭 𝐒𝐞𝐜𝐮𝐫𝐢𝐭𝐲 𝐓𝐞𝐜𝐡𝐧𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐋𝐞𝐚𝐝𝐞𝐫 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟓𝟕 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐈𝐖𝐂 𝐟𝐨𝐫 𝐎𝐫𝐚𝐜𝐥𝐞 𝐑𝟏𝟐 𝐫𝐨𝐥𝐞𝐬 𝐫𝐞𝐝𝐞𝐬𝐢𝐠𝐧 & 𝐒𝐎𝐃 𝐦𝐚𝐭𝐫𝐢𝐱 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟔𝟖 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐈𝐓 𝐎𝐩𝐬 𝐒𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐 #𝐍𝐞𝐭𝐡𝐞𝐫𝐥𝐚𝐧𝐝𝐬 𝟓𝟖 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐂𝐲𝐛𝐞𝐫 𝐒𝐞𝐜𝐮𝐫𝐢𝐭𝐲 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐫 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟕𝟓 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐄𝐧𝐠𝐢𝐧𝐞𝐞𝐫 (𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐒𝐞𝐜𝐮𝐫𝐢𝐭𝐲/𝐀𝐬𝐬𝐮𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞) #𝐈𝐭𝐚𝐥𝐲 𝟑𝟕 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐌𝐨𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐲 𝐒𝐞𝐫𝐯𝐢𝐜𝐞𝐬 #𝐁𝐞𝐥𝐠𝐢𝐮𝐦 𝟒𝟐 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐓𝐚𝐥𝐞𝐧𝐭 𝐃𝐞𝐯𝐞𝐥𝐨𝐩𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐞𝐫 #𝐍𝐞𝐭𝐡𝐞𝐫𝐥𝐚𝐧𝐝𝐬 𝟒𝟕 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐂𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐮𝐨𝐮𝐬 𝐒𝐞𝐫𝐯𝐢𝐜𝐞𝐬 𝐈𝐦𝐩𝐫𝐨𝐯𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐫 #𝐏𝐨𝐫𝐭𝐮𝐠𝐚𝐥 𝟓𝟓 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐜𝐭𝐨𝐫 𝐟𝐨𝐫 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐒𝐲𝐬𝐭𝐞𝐦𝐬 𝐃𝐈𝐈 #𝐏𝐨𝐫𝐭𝐮𝐠𝐚𝐥 𝟒𝟕 €/𝐨𝐫𝐚
      ➽ 𝐂𝐡𝐢𝐞𝐟 𝐓𝐞𝐜𝐡𝐧𝐢𝐜𝐢𝐚𝐧 (𝐔𝐬𝐞𝐫 𝐒𝐮𝐩𝐩𝐨𝐫𝐭) #𝐏𝐨𝐫𝐭𝐮𝐠𝐚𝐥 𝟒𝟖 €/𝐨𝐫𝐚

      𝐏𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫, 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐂𝐕-𝐧𝐞̈ 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐚𝐧𝐠𝐥𝐞𝐳𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭 𝐖𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐄𝐦𝐚𝐢𝐥: [email protected]

    2. Me sa di une AKSHI nuk ka backup per cdo gje, shume gjera do kene ik per lesh.
      Muame date 19 me erdhi SMS ku thuhej qe Shteti Shqiptar ka mbeshtet ISIS dhe MKO, sender ishte ikubi.
      Ose ma ka dergu ndonje nga shoket me u tall ose ceshtja eshte shume me e rende sec duket.

    3. Cuditerisht nga India? Po pse qenka i sigurt nje sulm nga Irani apo Rusia,pse?
      Shqiperia nuk eshte Izraeli, eshte bishti kavallit per tech., Mjafton ti shkoje kujt ne mendje dhe na palos me servera a me te dhena.
      Pse duhet mediemos te nxitet politika e Edvin Ram felliqesires , politika anti-Rusi, anti-Iran edhe ne sulme banale kibernetike, per te mbuluar deshtimin e qellimshem te Rames qe e katandisi sherbimin publik te administrates ne plehren qe eshte siti eAlbania

  4. I thame budallait, mos kalo 100 % sherbimet tek sistemi online, por leri sherbimet paralel per 1-2 vite, edhe online edhe fizikisht, serisa te mesohen njerezit. Foli sa ge duash budallait, ai as nuk kupton as nuk degjon. Vetem ai di, te tjeret jane budallenj dhe hamenj. Dhe ja ku jemi, te vjedhur dhe bllokuar. Degjoni dhe besoni budallain se te tille po ju ben edhe juve qe e degjoni dhe besoni.

    1. Britania e Madhe e ka bëtë të njohur zyrtarisht se po aplikon të njëtat kritere si SHBA për të njëjtët persona pa përmendur emra.

      Por duke ju referuar listës “non grata” të SHBA, në Shqipëri prin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

  5. Askush nga këta që janë sot deputetë të PD, nuk e ka më të sigurtë mandatin e deputetit, edhe sikur t’i lajnë këmbët Saliut, Lirisë, Argitës, e Shkëlzenit e ta pijnë ujin në shenjë besnikërie. As sikur gjithë të brendshmet t’i blejnë tek dyqani i Bllokut. Shpellkare te salihut vetem revolucion demokratiko-komunist i salihut ju shpeton ju pjella komuniste dunbabiste

    1. Bravo Lapsi, bravo komentuesit e ndershem , jo sahan lepiresit e Rames, sa idjota jane qe i thone mutit marshalla!

  6. 900 patrozhanistet e rames dhe veliajt, jane nje bombe me sahat .Rama ketyre ju ka dhene akses te futen ne te dhenat e gjithe qytetareve shqiptare te rregjistruar ne gjendjen civile shqiptare .Ata kane identitetin e te gjithe shqiptareve emer mbiemer gjinine shkollen qe kane,punen qe kane,ku jetojne dhe cfare te ardhura kane.Perkatesine fetare dhe politike.Keta jane hakerat e vertete qe do i bejne gjemen cdo shqiptari.Agjenturat e huaja te vendeve jo mike dhe shume te angazhuar per te neutralizuar shqiperine nga ndikimi euroatllantik,per ti detyruar ata qe me ane te kercenimit me te dhenat qe patrozhanistet jua kane shitur me para,do ti detyrojne ti kthejne ne anen e tyre.Kjo gje qe po ndodh sot eshte pa me te voglin dyshim orkestrim i rames dhe kupoles se tije.Ai e bene kete me dy qellime qe pasojat qe do rjedhin dhe do rrjedhin shume shpejte ne akseset qe kane mare agjenturat e huaja armike do shantazhojne personalitetet me patriote qe ka sot kombi shqiptare dhe rama do ja hedhii fajin pikerishte kesaj qe hodhi sot qe hakerat e vendeve armike i kane mare nga airalbania te dhenat dhe fajin do jua hedhi atyre.Dhe qellimi i dyte do jete terrori qe do beje ai per te zaptuar dhe kontrolluar vete cdo istitucion kushtetues nga presidenti parlamenti,gjykatat,policia,prokuroria,shishi,qe jo vetem kryetaret dhe drejtuesit e ketyre istitucioneve do i emeroi vete,por dhe cdo punonjes qe do punesohet ne keto istitucione do kaloi vetem me certifikaten e sigurise nga firma e rames.Rama sot nuk ka nevoje per titur zurtar monarku i shtetit shqiptar,apo mbret,aposulltani i shqiperise.Ai eshte de fakto P-U-S-H-T-U-SI

  7. Koha e Lindes se Akshit po mbaron. Nje ze nga brenda tyre, tha se eshte kerkuar doreheqja e Lindes dhe Rama po turfullon se nuk u thote dot jo atyre qe ja kerkuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *