• |
ide | kryesore

Zaimina Vasjari flet për mëmësinë: Ndihem keq

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Goca dhe Gra”. Ajo është ndalur te jeta e saj personale dhe ajo profesionale.
Zaimina foli për mëmësinë dhe se si ka ndikuar te jeta e saj. Jo vetëm kaq, por ajo zbuloi edhe se për çfarë ndihet më shumë keq.
Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.
“Goca është katër vjeçe djali tre muajsh. Është një impenjim shumë i madh, është një lodhje shumë e madhe por të japin një kënaqësi të jashtëzakonshme. Dashuria që merr e hedh poshtë atë lodhjen. Mbrëmë kam bërë tre orë gjumë. Lutem në mbrëmje që djali të jetë I qetë, sepse ka edh ai atë rutinën e vet, ajo që duhet ti rrijë në kokë jam unë. Më e vogël më duket vajza se është bërë xheloze për djalin sesa djali. Ai është në at botën e vet si kukull e vogël. Ndërsa goca është sa për katër. Ndjehem dhe unë keq me thënë të drejtën, se tani që bëra djalin të gjithë më thonë “hë u bëre mam djali?”, me një entuziazëm shumë të madh ndaj meje që jam bërë me djalë, dhe sikur më ikën vëmendja e vajzës. Ndjehesha shumë keq që të gjithë më pyesnin për djalin dhe unë u them” pikë të dobët kam vajzën”, që ti rikujtoj që kam edhe një vajzë.”– rrëfeu Zaimina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *