• |
ide | kryesore

Deputetja e PD në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt: Berisha e dinte, nuk kishim vendim grupi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila është parë shpesh në shoqërinë e kryetarit Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Zhupa foli edhe për mediat pas ceremonisë në Kuvend duke lënë të kuptohet se e ka informuar kreun e selisë blu për vendimin e saj që të ishte pjesë e seancës së betimit.

“Presidenti foli si garant që do të qëndrojë mbi palët politike dhe do të jetë aty për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë. Nga puna si deputete e kisha detyrë institucionale që të respektoja Kushtetutën dhe institucionet e vendit. Shpresoj dhe jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretojë qeverinë e Partisë Demokratike qoftë me zgjedhje. 

Ç’është e drejta ju e keni parë deklaratën e Partisë Demorkatike. Ajo që ka ndodhur është se PD me të drejtë e ka cilësuar ditën e sotme si ditën e vendosjes së monizmit, sepse siç e thashë edhe unë edhe Presidenti u vendos nga Edi Rama dhe ky është fakt. Prezenca ime këtu, nuk është se kemi pasur një qëndrim apo mbledhje grupi, por një qëndrim zyrtar të PD. Dhe gjithsecili nga deputetët, anëtar të këtij grupi merr një vendim personal nisur edhe nga deklarata. Patjetër që zoti Berisha është në dijeni të prezencës sime sot këtu”, tha Zhupa.



12 Comments

    1. Fjala deputet e shqiperuar ka kuptimin perfaqesues i dikujt/i dickaje, keta individe maksimumi perfaqesojne vetem vetveten sepse per ta nuk votojne me as grate a dashnoret e tyre. Keta individe jane ne parlament si rezultat i zarfit me para, dhene kunatit te Bashes, qe bente pazar me futjen e emrit ne listen e fituesve te ketyre askushave/anonimate (edhe ata qe iu duken si emra te njohur si ka votuar as komshiu perballe). Ne rastin me te pare qe shkohet ne zgjedhje, keta individe, do t’i bashkohen asgjese qe ata i takojne, KAQ!

      1. Po qe se na trajtojne si dele, te na e hane mo

        Pse qenka me pak nje shqiptar se nje amerikan? Apo nje europian?

        Po qene me kete mendja skllaverie te shkojne te qihen

      1. Po qe se na trajtojne si dele, te na e hane mo

        Pse qenka me pak nje shqiptar se nje amerikan? Apo europian?

        Po qene me kete mendja skllaverie te shkojne te qihen

  1. Po fryn era nga jugu. Bytha nga jugu.
    Po fryn era nga lindia. Bytha nga lindia.
    Po fryn era nga veriu. Bytha nga veriu.
    Fryn ere nga perndimi. Bytha nga perendimi.
    Fryn ere e ngatruar. Bytha vjen verdall.
    Keshtu jan keta.

  2. në mars 2021 zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë.

    Miliardat në cash janë menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës,

  3. Ja partija demokratike cfar njerzish ka pa kulture rrugaçe sa per ket ina zhupen dhe kjo nuk ka dy far mend ne kok se po te kishte mend nuk i bashkohesh sali berishes dhe nuk do dilte ne parlament dhe te hidhte akuza apo balt per arsimin

    po te kishe mend do i mbeshteste programet per arsimin qe ka ndermarr kjo qeveri

    te jesh kundershtar politik nuk do te thot te dalesh e te shash kundershtarin ven e pa ven por ta beheni bashk dhe te bini dakort per projektet qe jan per arsimin shendetsin ifrastrukturen bujqesin e tjer por kjo nuk po ndodh qeverija ka propozuar shum projekte te mira per vendin ne arsim ne shendetesi ne ifrastruktur ne bujeqesi e tjer por opozita çfar ben del ina zhupa del lucjano boci del edmond spaho del flamur noka del geshtenja e gjith opozita hidhet me sharje me akuza ven e pa ven flasin per çart pra esht nje opozit skandaloze injorantesh dhe rrugaçesh

    ina zhupa qe ka vandosur ti bashkohet ketij sali non grades do te thot se i ka ven shkelmin vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *