• |
ide | kryesore

Berisha “vë bast”: I them mirupafshim politikës nëse…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se edhe pas një viti nga shpallja non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka pasur asnjë fakt për akuzat e ngritura.

“Me 20 maj të 2021, unë kam dalë dhe s’kisha menduar kurrë se do të sfidoja ndonjëherë sekretarin e SHBA. Kurrë. Por meqenëse ai kishte firmosur një akt në të cilën unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë.

Do shkoj në gjykatë se nuk ke, nuk mund të gjesh dhe s’do të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi. Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh më gjithë check up-in universal, se kam edhe unë miqtë e mi, kanë gjetur zero.

Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë” – tha Berisha në një takim në Tiranë.

Edhe Berisha paralajmëroi një referendum.

“Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum. Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën.
Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

“Beteja jonë për votën është e shenjtë. Ajo ka rëndësi vendimtare për fatin e këtij kombi dhe të kësaj shoqërie. Kjo kushtetutë me vendosjen e monizmit të plotë, kjo në thelbin e vet demokratik ka rënë.

Krahas zgjedhjeve, krahas lirisë së medias, krahas pavarësisë së gjykatave, bota e qytetëruar vendosi në Kushtetutshmërinë si shtyllë e demokracisë, sepse ndan dhe balancon pushtetin. Këtu të gjitha pushtet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist mori të gjitha pushtetet” – tha Berisha.

“Akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës, ose raporti i tij me votën, në mënyrën më të kristaltë u faktua kur 1 muaj më parë ai asgjësoi të gjithë atë evolucion që kishte bërë PS nga Partie e Punës, ai hoqi votën dhe riktheu emërimin me Byro Politike.

Kjo është gjë shumë e rrezikshme. Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, naziste, janë armike të demokracisë. Këtë nuk e fshehu Edi Rama. Nuk do votohet për kryetarët e degëve të PS” – shtoi Berisha. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Po keta jane aq te ligje dhe ishin aq te sigurt se kjo manover do te kalonte kollaj sa te akuzuan ne dy pika qe ti je me i miri nder te gjithe politikanet . Te thuash Berisha i korruptuar kur perball ke hijenen Rama , te thuash bashkepuntor me krimin kur ky idiot i gjate kriminelet i ka ne krah eshte absurde . Ti do drune o Rama , vetem druja te vjen hakut ty .

    1. Me ate gjyqin ne franc??????????
      Ndonje te re….
      Ky edhe vet cuditet kur bie te fler…… Ore po sa budallenj qe paska, qe ha cdo gje qe them un.

  2. Ec para gjikant , plehrat mavi dridhen vetem duke te kujtuar emrin .
    Shtatori , muaji i revolucioneve na pret .

  3. Te gjitha perfitimet qe solle per shqipetaret iken dem nga sorosian rama kombi po telendiset po kthehet prape atje ku ishim ne vitet 90 me nje ndryshim ate here ishim bandit lagjesh tani organizata kriminale ke frike te thuash jam shqipetar se te thone merresh me droge njisoj si meksikanet ne amerike

  4. O SALIBAN.
    O te mjer. Mos mbani shpresa te i vdekuri. Me e shumta qe mund te bej nje i vdekur, eshte qe te kundermoj e te qelb dynjan.
    Kur do ta kuptoni qe jan minus jo zero shanse qe dyshja slai ilir te vij ne pushtet.
    Ata ishin edhe para 1 viti e gjysem. Ishin de fakto jo dejuro.
    Tani thjesht hoqen kukullat dhe erdhen vet.
    Po kjo nuk ndryshon asgje, biles i ben me keq gjerat per partit e tyre.
    MINUS
    JO
    ZERO
    SHANSE.

  5. sipas Dritan Priftit, kjo tregonte edhe frikën e Ilir Metës për t’u përballur me të vërtetën.

    “Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij”, tregonte ai në deklaratë.

    Ndërkaq, Prifti shtonte se ky spiun që në bangat e shkollës, arriti ndër vitë të bëhet Kryeministër dhe Kryetar i Kuvendit.Bisturia e Penicilina salih karaxhic berisha i Lajthitur me skandalin meta si bashkepuntor i sigurimit sepse tani qe u be publik nuk e mban me dot peng ilir meten

  6. te del ne ender Edi Rama dhe DASH dhe dhitesh ne breke o dordolec Politika te ka thene mirupafshim me kohe o pleh Vucidoli

    1. I pa emër i orës 0027 o këlysh koperative o derrrrrrrrr socialist pazronazhist Salës i hëngsh mutin së bashku me edi derrr drogën

  7. O ka thene qe largohem nga politika !!!! cudi Ai duhet te thot qe shkoj me kembet e mia ne burg 30 vite nuk ju dolen juve te dyve SB dhe I M Morret me qave nje opozit te tere dhe po na lini shulin e rilindjes MARRTE HAK ZOTI PER JU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *