• |
ide | kryesore

Një letër anonime fundosi në SPAK gjyqtaren e Elbasanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një letër anonime e dërguar në SPAK ka çuar më pas në gjurmët e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka e cila akuzohet se ka kërkuar lekë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një të arrestuari.

Hetimi nga SPAK ka nisur pas denoncimit të bërë për gjyqtaren e arrestuar më 22 korrik të këtij viti dhe pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje, ndaj saj u caktua masa “arrest shtëpie”.

“Dua të jap një informacion për gjyqtaren famëkeqe të Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare si një ndër më të korruptuarat nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend.

Ajo është duke kryer një aferë korruptive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për çështjen e dërgimit në gjyq për të pandehurin Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit”, – thuhet në nisje të denoncimit anonim që posedon SPAK.

Megjithatë Prokuroria e Posaçme tha se pas letrës ka kryer përgjime dhe ka arritur në konkluzionin se ka prova për akuzën. Gjykata la në burg avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se ka pasur rolin e sekserit.

Sipas SPAK, familjarët e të burgosurit kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar 4 milionë lekë dhe pazari është prishur. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Good job SPAKU ! Po pse nuk ve ne pergjim kryekurven Edvin ,ministrat ,drejtorat,deputetet qe levrojne miljona$?

    1. Variiiii EDVININ(KARIN) nga 1 letër anonime vënë direkt nën përgjim gjyqtaren 🙈
      Përralla me SPAK!

    2. Nga 2 ne 4 , jo 4 mije euro por 4 mije lek te vjeter!!!

      E kupton sa punin spaku!!!!

      Nderjohe marrin rroga nga 5 milion ne muaj per te hetuar te vdekurit, arkat me peshq etj pislliqe ordinere dhe rasti i fundit 4 milion leke!!!!

      5 milion ne muaj marrin keta legene spakiste .

      Prit se kemi dhe gjyqtaret qe kane kaluar vetingun, klgj klp ,pp, ked ild e vari karin

      jane te kapur pa asnje perjashtim

      Te gjithe paguhen super mire me superkushte., sepse sduhet te japin drejtesi!!!
      Te paguaj pak e keq dhe te shtrydh te besh punen , dhe te paguaj super e te mos e besh punen!

      Nuk eshte aq kollaj te mos e besh punen, kur ke kimetetn qe brohoret per cdo sukses te paqene. Eshte presion i paster , sepse neser te bertet pse.nuk e bere dhe ke rrezik te madh kur ekspozohesh

      Po lajmi indites eshte genta sula nusja e a agikonsit te famshem , kodra e diellit, shikoji pak sa tendera kane marre qekur ishte rama kryetar bashkie e deri me sot kryeminister.

      Operacion PR shpifje , baltosje si zKonisht ne mungese te rezultateve konkrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *