• |
ide | kryesore

Berisha: Pence nuk takoi asnjë zyrtar në Shqipëri, Pompeo u pendua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë për të cilën ka shprehur kritika ndaj qeverisë. Në një takim të zhvilluar në Mirditë, Berisha vendosi theksin tek vizitat e ish-zv.Presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe Mike Pompeos.

Berisha u shpreh se Pence nuk u takua me asnjë zyrtar të lartë në Shqipëri, ndërsa Pence, mori pjesë në një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të organizuar nga Taulant Balla.

Sipas Berishës, Pompeo u pendua dhe në njoftimet e bëra për shtyp për vizitën në Shqipëri, nuk përmendi asnjë takim me zyrtarët shqiptarë.

“Në mënyrën më të pamerituar, në kuptimin e mirëfilltë, ja nxinë faqen këtij vendi dhe kombi pas Enver Hoxhës. Ju e konstatuat, ky është 100 vjetor. Para 1 muaji erdhi këtu ish-zv.Presidenti i SHBA-së.

Një burrë i respektuar nga vendi i tij, nuk u takua me asnjë zyrtar. U takua me muxhahedinët iranianë. U kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo, sepse ta themi me fjalë popullore, nuk donte të merrte pleshta. Nuk donte.

Kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Mike Pompeon. Erdhi dhe ai, dhe e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte, e organizonte një eksponent kryesor i bandës së Elbasanit që quhet Taulant Balla.

Kur e mori vesh, u largua dhe në njoftimin në shtyp, nuk citoi asnjë shqiptar. Takoi MEK-un dhe asnjë shqiptar. I fshiu takimet dhe u largua. Janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë, nga kjo qeveri” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Pleshtat po e po, po ajo qe di mire ky halja komunist eshte qe ai xhaxhi nuk donte te takonte edhe morra komuniste si puna ketij.

  2. Hahahahaah u pendua Pompeo.
    Peng ne zemer i ka ngel.
    Mire ben o sale. Kur gjen idiot qe te degjojn me veshet perpjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *