• |
ide | kryesore

Donald Trump shfaqet si kurrë më parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Disa foto të Donald Trump kanë bërë xhiron në rrjete sociale së fundmi. Ai u pa në turneun LIV Golf totalisht pa grim.
Paraqitja e tij e rallë pa grim ka bërë që fotot e tij të bëhen virale kudo.
Ai u pa në klubin e tij të golfit në Bedminster dhe shfaqej i veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të zezë dhe një kapelë në kokë.
Trump dukej ndryshe! Lëkura e tij nuk kishte më ngjyrën që ka patur më parë si dhe rrudhat dalloheshin goxha.

Përdoruesit e “Twitter” nuk kanë lënë aspak mangët edhe komentet epike.
“Trump pa grimin e tij duket si një person krejtësisht tjetër”, shkroi dikush.

Kujtojmë që më herët, Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.
Në një deklaratë në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump e kujtoi ish-gruan e tij, Ivanën si një “grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”.
“Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric”, shkruante ish-Presidenti Donald Trump. “Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë aq krenarë për të.”- vijoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *