• |
ide | kryesore

Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet në FSHF: bllokohen akoma vendimet e Asamblesë së 15 marsit

-Instant, F1, Sport



Armand Duka më 15 mars u zgjodh për herë të 6 në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit duke u votuar nga 37 prej 43 anëtarëve pjesëmarrës, që vlente edhe një mandat në krye të qeverisë së futbollit shqiptar. Vetëm se asgjë nuk është akoma e ligjshme, sepse në seancën e sotme, gjyqtarja Anila Karanxha nuk e ka pranuar kërkesën për regjistrim të vendimeve të fundit të marra nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së.

Në seancën që u mbajt gjatë orëve të para të ditës së premte, gjyqtarja Anila Karanxha nuk e pranoi kërkesën për regjistrimin e vendimeve, duke ngrirë kështu punën ligjore të organeve të reja drejtuese si Presidenti apo Komiteti Ekzekutiv, në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në zgjedhjet e datës 15 mars, presidenti Armand Duka u konfirmua për një tjetër mandate 4-vjeçar me 37 vota pro nga 43 votues në Asamble, ndërsa Shoqata e Tiranës mungoi duke e cilësuar procesin të parregullt dhe në shkelje të vendimit të Gjykatës që kishte cdo funksion të Asamblesë edhe pse FSHF pretendon të kundërtën. Në mars të vitit 2018, Gjyakata nuk njohu as vendimet e Asamblesë së shkurtit, ku Duka fitoi mandatin e pestë por pak javë më vonë ndryshoi qëndrim duke legalizuar vendimet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *