• |
ide | kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”: Kush mbjell një hektar grurë, merr 300 mijë lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Bujqësisës, Frida Krifca ka bërë me dije se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.

Po ashtu, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë u or vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi patur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar.

Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca.



10 Comments

      1. Problemi që ka Sali Berisha nuk është Genta Sula, por fakti që Ilir Meta dyshon më shumë tek Sali Berisha se sa tek Genta Sula. Dhe për t’iu përgjëruar Ilir Metës për besnikëri ndaj tij, po bën si i fortë duke shantazhuar Autoritetin e Dosjeve. Dhe nuk ka faj, se ky e ka mbajtur mbi tavolinë dosjen e Ilir Metës.

        E vetmja gjë që duhet të bëjë Berisha, është të kërkojë që autoriteti të hetoj për vjehrrën e tij Milica Rama dhe gruan e tij Liri Berisha nëse kanë pasur bashkëpunime me Sigurimin e Shtetit. Kështu në radhë të parë çlirohet për vete. Pastaj të kërkojë dhe për dosjen e vëllait të tij se mos e ka prerë ne besë I.Shehu dhe nuk ja ka zhdukur. Kështu çliron dhe fisin. Për vete s’ka nevojë se dëmi është bërë.

      2. Problemi që ka Sali Berisha nuk është Genta Sula, por fakti që Ilir Meta dyshon më shumë tek Sali Berisha se sa tek Genta Sula. Dhe për t’iu përgjëruar Ilir Metës për besnikëri ndaj tij, po bën si i fortë duke shantazhuar Autoritetin e Dosjeve. Dhe nuk ka faj, se ky e ka mbajtur mbi tavolinë dosjen e Ilir Metës.

        E vetmja gjë që duhet të bëjë Berisha, është të kërkojë që autoriteti të hetoj për vjehrrën e tij Milica Rama dhe gruan e tij Liri Berisha nëse kanë pasur bashkëpunime me Sigurimin e Shtetit. Kështu në radhë të parë çlirohet për vete. Pastaj të kërkojë dhe për dosjen e vëllait të tij se mos e ka prerë ne besë I.Shehu dhe nuk ja ka zhdukur. Kështu çliron dhe fisin. Për vete s’ka nevojë se dëmi është bërë. 300 mije leke te rinj qe ne euro i bie 2500

    1. Pavarsisht gafes se diletantes dhe hajdutes Krifca , perseri genjejne .Ne fund te pyesin e kujt partie je ?
      Jane te pabesueshem , po aq te pabesueshem saqe nuk besohen edhe sikur te thonin te verteten .

    2. Gafen ktu po e ben ti, leket jane per ate qe mbjell 1 ha me grur. Gjithmone subvencionet ne bujqesi jepen ne raport me siperfaqen e mbjelle dhe jo me sasi e e korre.
      Gjithsesi kam dyshime te forta qe do i vjedhin per vete ato Lek.

  1. Menyra e re mafioze per te paguar Manet, Doshet, Frroket dhe Lucet me sorollop! Pasi shpopullon vendin dhe ben ingrastukture ligjore per te zhvatur pronen bujqesore, tani i fut edhe nje 2.500 euro per Ha per organizaten e vet oligarkike. Te cilet kane targetuar pronen bukqesore per ta vjedhur permes Edi Rames. Cfare monstrash. Komunizmi nuk qe i lig per arsye te ideologjise utopike. Porse u perdor si mjet nga maskarenj si Hoxha dhe shoke per te kapur shtetin dhe gjeneruar korrupsion politik ne cdo qelize. Njesoj si biri i denje politik korruptiv ben sot. Keta kriminele me kollare zyren publike e kane bere biznes krimimal dhe nuk u ndalokan nga asgke ne rrugen e tyre te zhvatjes. Jane pikerisht keta, gjenerata e pare ish antare te PPSH, ish zyrtare dhe burokrate te atij sistemi korruptiv vecanerisht ne siguri, mbrojtje, finance dhe ekonomi, si dhe gjenerata e tyre e dyte dhe e trete (femije e femije te femijeve) te cilet jane serish ne zyren “moderne” publike ne krah te Enverit te Ri me emrin Edi Rama. Fatkeqesisht, ndersa komunizmi deshtoi kudo ne evropen lindore, ai triumfoi ne Shqiperi. Dje, vete SHBA pranuan humbjen spektakolare duke nderuar Enverin tone te Ri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *