• |
ide | kryesore

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz prindër për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar.
Ndërsa çifti janë prej muajsh në një lidhje dhe nuk ngurrojnë të postojnë shpesh dashurinë mes tyre, kanë qarkulluar shumë thashetheme qarkulluan se Einxhel është në një pritje të ëmbël. Edhe pse lajmi u mohua disa herë si nga Dagz po ashtu edhe nga Einxhel, duket se ky lajm paksa qenë mëse i vërtetë.
Burime për “Prive.al” kanë konfirmuar se Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi moderatorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.
Nuk dihet se kur do ta kemi një konfirmim nga dyshja për këtë lajm por si duket për momentin Einxhel dhe Dagz dëshirojnë ta mbajnë të fshehtë.

Së fundmi, Einxhel ka qenë e ftuar në programin “She/he’s on top”, ku ishte pjesë e jurisë.
Mirëpo, ajo nuk mund t’i shpëtonte ‘ngacmimeve’ të Ed Manushit, lidhur me lajmin e shtatzënisë.
Einxhel ishte mbuluar goxha dhe sidomos te pjesa e barkut me një tyl.
Manushi e pyeti lidhur me lajmet që po qarkullojnë, mirëpo Einxhel iu shmang pyetjes lidhur me shtatzëninë.

Edi Manushi: “Që kur ke dalë nga Big Brother nuk e di ça të ka gjetur. Kam filluar të mendoj që ato zërat e portaleve janë të vërteta se të shoh dhe të mbuluar.”
Einxhel: “Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën në Top Channel.”



1 Comment

  1. Te trashegohet cifti. Martesat me njeri tjetrin (Shqiperi-Kosove)jane menyra me e sigurte per ta neutralizu percarjen qe bejne percaresit qe nga politikanet, “analisto”-gazetaret e deri tek tufa e idiotave te tik tokut, qe nga serbofili Luigj Marku, e deri tek se fundmi Aleks Visha dhe tik tokersa te ngjashem te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *