• |
ide | kryesore

Sara Hoxha: Dua që Ledri të bëj këngë me Dua Lipën

-Instant, Paparazzi, Slider



Sara Hoxha, partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula sapo na i konfirmoi edhe njëherë që nuk është xheloze për ish-et e tij. Madje për të nuk paska aspak problem që Ledri të bëjë dhe bashkëpunime me to.
Në një interviste për “Prive”, ka qenë vetë Sara e cila e pyetur se me kë do të donte që reperi të bënte një bashkëpunim dha emrin e njërës prej ish të dashurave të Ledrit.
Sara nuk ka ngurruar aspak të përmendë emrin e Dua Lipës teksa ka shtuar: “Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”
Kujtojmë se Ledri ka qenë i ftuar në “Më lër të flas” ku është pyetur nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“A je penduar që vazhdove lidhjen me Dua Lipën sepse kjo mund të të kishte futur në një treg ndërkombëtar?”
“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.
Ledri Vula gjithashtu na zbuloi mesazhin që ka marrë nga Dua Lipa.
“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumit na ka shkruar Dua Lipa”, tha Vula.



1 Comment

  1. O Vula, po pse mos te shkruante Dua Lipa ty dhe atij shokut tend qe e ul veten kaq poshte dhe krenohesh me kete akt heroik qe paska bere Dua Lipa! Ajo po vjen ne Kosove si biznesmene, qe do te thote duhet te beje edhe nje sherbim per paret qe po fiton(nga shitja e biletave me cmim stratosferik), keshtu qe ajo si bose, ska nevoje te pervesh menget, dhe i pervishni ju kengetaret e tjere, me te vegjel, keshtu qe ua ka nevojen dhe prandaj ju ka shkruajt. Familja Lipa e tregoi veten, kur u mundua me shantazhe t’i plotesohen kerkesat ekonomike, bile na caktoi dhe afate!. Normal qe as s’iu plotesuan, se eshte e vogel Dua te shantazhoje nje shtet, por ama ky akt i ulet i sharlatan Dukagjinit, do mbetet ne memorien e shqiptareve. Cka te ben femija sta ben as perendia, por ne kete rast cka te ben bab paraziti Dukagjini, sta ben as armiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *